LAJMI I FUNDIT:

​PDK reagon për çmimet: Qeveria Kurti do ta fusë Kosovën në recesion ekonomik

​PDK reagon për çmimet: Qeveria Kurti do ta fusë Kosovën në recesion ekonomik

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar për ngritjen e çmimeve për produktet ushqimore esenciale në vend. Nënkryetar i kësaj partie, Uran Ismaili theksoi se qytetarët e Kosovës janë duke u përballur me çmimet të papërballueshme.

Derisa i ka propozuar qeverisë heqjen e akcizës për naftë dhe heqjen e TVSh-së për produktet bazë dhe inputet bujqësore, tha se Qeveria Kurti me mos veprimin e saj po e fut vendin në recesion ekonomik.

“Kjo qeveri po është e vonshme në reagim dhe arsyetuese për mos veprim. Ky kombinim nëse vazhdon në këtë mënyrë, formë dhe organizim rezultati do të jetë i qartë dhe ka vetëm një përfundim. Qeveria Kurti do ta fus Kosovën ë recesion ekonomik për herë të parë në historinë e saj të pas luftës”, theksoi Ismaili.


Ai tha se PDK propozon hapa konkret për të dalë nga kriza.

Kurti: Çmimi i vajit në Kosovë më i larti në botë, është një fryrje artificiale në dëm të konsumatorëve
Lexo po ashtu Kurti: Çmimi i vajit në Kosovë më i larti në botë, është një fryrje artificiale në dëm të konsumatorëve

“Partia Demokratike e Kosovës propozon hapa dhe masa konkrete që duhet të ndermirën menjëherë për të mbrojtur qytetarët tanë, të largojë përkohësisht akcizën e aplikueshme mbi importin e naftës për një periudhë 3 mujore, largimin e TVSh-së për mallrat esenciale për miell, vaj, krip e të tjerë deri më 1 korrik. Largimi i TVSh-së për të gjitha inputet bujqësore në sektorin e bujqësisë deri më 1 tetor. Po ashtu largimi i TVSh-së për importe të lëndës së parë për prodhuesit vendor të mallrave esenciale deri më 1 shtator. Po ashtu për shkak të rritjes enorme të çmimeve, qeveria së bashku me Bankën Qendrore duhet që t’iu mundësojnë qytetarëve, të cilët janë duke u përballur me krizën dhe nuk do të kenë mundësi të paguajnë kredi, t’iu lejohet atyre që të shtyjnë pagesën e kredive për tre muaj”, tha ai.

Sipas tij, qytetarët këto ditë janë duke u përballur me çmime të papërballueshme, që si parti opozitare e kanë për obligim që këtë shqetësim të qytetarëve ta artikulojnë drejt qeverisë.

“Sot iu kemi ftuar për të ngritur shqetësimet e qytetarëve të Kosovës, të cilët janë duke u përballur me çmime tejet të larta dhe të papërballueshme. Ky shqetësim sot ndihet në tërë Kosovën dhe është brenga kryesore e qytetarëve tanë. Si parti opozitare e kemi për obligim që këtë shqetësim të qytetarëve ta artikulojmë drejt qeverisë, e cila është përgjegjëse direkte që me vendimet e saj të ndikojë në kualitetin e jetës së qytetarëve të Kosovës”, theksoi ai.kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kronika e Zezë
Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori