LAJMI I FUNDIT:

PDK pret edhe të propozuarin e koalicionit PAN për dekretim në KQZ nga presidenti

PDK pret edhe të propozuarin e koalicionit PAN për dekretim në KQZ nga presidenti

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka emëruar tetë anëtarë të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Tetë anëtarët e përbërjes së re të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë Sami Hamiti, Florian Dushi, Adnan Rrustemi, Nazlie Bala, Alfred Kinolli, Ćemailj Kurtiši, Ercan Şpat dhe Stevan Veselinoviq.

Betohen tetë anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
Lexo po ashtu Betohen tetë anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Ndonëse edhe i propozuari i PDK-së, Ilir Gashi, ka marrë ftesë që të dekretohet nga Presidenti, ai nuk ishte i pranishëm në emërimin e anëtarëve të KQZ-së.


Betim Gjoshi nga PDK në një prononcim për Telegrafin, ka treguar arsyen se përse nuk ishte i pranishëm Gashi. Ai ka thënë se duhet pritur të propozuarin tjetër nga koalicioni PAN në mënyrë që të dekretohen të dy.

“Iliri sot nuk ka shkuar sepse do ta pres edhe të propozuarin tjetër të koalicionit PAN. Kur të bëhen dy atëherë do të shkojnë. Nuk e dimë kush është i propozuari tjetër”, ka thënë Gjoshi./Telegrafi/.

Në trend Lajme

Më shumë
Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Lajme
Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Lajme
Në Prishtinë arrestohen tre shtetas të huaj, lëshuan çeqe pa mbulesë dhe keqpërdorën kartela bankare

Në Prishtinë arrestohen tre shtetas të huaj, lëshuan çeqe pa mbulesë dhe keqpërdorën kartela bankare

Kronika e Zezë
Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve në aleancë

Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve në aleancë

Lajme
Kalo në kategori