LAJMI I FUNDIT:

PDK: Kurti e ka prioritet fushatën për zgjedhjet në Shqipëri, e jo sigurimin e vaksinave për qytetarët

PDK: Kurti e ka prioritet fushatën për zgjedhjet në Shqipëri, e jo sigurimin e vaksinave për qytetarët

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka akuzuar Qeverinë Kurti se është duke dështuar në menaxhimin me pandeminë COVID-19.

Tahiri në një konferencë për media ka thënë se po bëhen tri javë që nga formimi i Qeverisë Kurti2 dhe ende nuk ka dhënë asnjë shenjë që është adresë e qytetarëve.

“Në këto rrethana pandemie çdo qytetarë ka nevojë të llogarisë në qeverinë e vendit të tij. Për këto 20 ditë kemi pasur qeveri, por s’kemi pasur qeverisje e as plan për qeverisje. Kjo është mungesë e përgjegjësisë, aftësisë dhe njohurive  Që nga dita kur Albin Kurti është bërë kryeministër janë shënuar 14 mijë e 986  raste me covid-19, vetëm në këto 20 ditë 212 qytetarë kanë humbur jetën”, ka thënë Tahiri.


Shefi i deputetëve të PDK-së, ka shtuar se i vetmja gjë që ka bërë kjo qeveri është urdhri për izolim.

“E vetmja gjë që ka bërë Kurti ka qenë një urdhër për izolim për qytetarët përderisa ministrat e deputetët e tij kanë dalë në Shqipëri për të bërë fushatë. Kurti është vaksinuar vetë dhe ai ndihet komod me faktin se ka pranuar 25 mijë vaksina donacion, ndihmë kjo e siguruar nga qeverisja e kaluar por nuk ka ndërmarrë asgjë për të siguruar edhe një numër të madh të vaksinave”, tha Tahiri.

Ai shtoi se Kosova është në mesin e vendeve të fundit në botë sa i përket vaksinimit.

Tahiri kritikoi kryeministrin Kurti për fushatën për zgjedhjet në Shqipëri.

“Ne jemi të shqetësuar që përkundër këtyre prioriteteve urgjent, Kurti e konsideron më të rëndësishme të bëjë fushatë për kandidatët e tij që marrin pjesë në zgjedhjet e prillit në Shqipëri”, tha Tahiri.

Ai theksoi se sot kemi një kryeministër të papërgjegjshëm që po udhëheq Kosovën.

“Po i bëjmë thirrje që të tërhiqet nga fushata zgjedhore në Shqipëri, sepse për 20 ditë me të ndërrua jetë 212 qytetarë si pasojë e COVID-19 dhe me i ik përgjegjësisë është e papranueshme”, u shpreh Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
Kalo në kategori