Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, së bashku me degët e kësaj partie në veri të vendit, kanë shprehur shqetësimin e tyre për rëndimin e situatës në veri të Kosovës që po ndodh ditët e fundit në lidhje me ndërtimin e lagjeve serbe në atë pjesë, vendosjen e shtatores së ‘Car Llazarit’, dhe zhvillime të tjera.
Ata gjatë një konference të jashtëzakonshme të kësaj partie të organizuar për media, me temën “Zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në Mitrovicën Veriore”, situatën aktuale në veri e kanë quajtur si provokim dhe të papranueshme.
Sipas tyre, tensionimit është duke i kontribuuar me deklaratat e tij të pamatura edhe kryetari aktual i Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Zëdhënësi i PDK-së në Mitrovicë, Mehdi Haxha, ka potencuar se PDK-ja në këtë qytet është duke përcjellur me shqetësim zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Ai ka kërkuar nga institucionet e vendit dhe ato ndërkombëtare që të veprojnë shpejtë në mënyrë që të parandalohen këto skenare serbe.
“Situata e këtillë, ku qytetarëve shqiptarë u mohohet kthimi në pronat e tyre dhe në të njëjtën kohë ndërtohet lagje e re serbe, paraqet një provokim të rëndë për Kosovën në përgjithësi dhe për mitrovicasit në veçanti. Ne kërkojmë nga institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare në vend që të veprojnë shpejtë dhe me vendosmëri në mënyrë që të parandalohen këto skenare që vetëm politika serbe mund t’i përgatisë. Në të kundërtën, situata edhe ashtu e brishtë shumë lehtë mund të dalë prej dorës. Tensionimit është duke i kontribuuar me deklaratat e tij të pamatura edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri. Në vazhdimësi ka trazuar qytetarët tanë me premtime, duke caktuar javë dhe muaj për hapjen për qarkullim të urës së Ibrit, por që nuk ka ndodhur kurrë”, ka thënë mes tjerash Haxha.
Në anën tjetër, kryetari i PDK-së në Mitrovicë, Avni Kastrati, ka akuzuar Bahtirin dhe nënkryetarin e komunës së Mitrovicës, Safet Kamberi, për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në përmirësimin e infrastrukturës dhe mirëqenien e banorëve të fshatr ave Gushavc e Kçiq, përkatësisht në vendlindjet e tyre, por jo edhe për qytetarët tjerë dhe pjesët tjera të Mitrovicës.
Sipas tij, Bahtiri është marrë me politika të larta vetëm sa për të shmangur vëmendjen e qytetarëve për premtimet e shumta, të cilat asnjëherë nuk u realizuan.
“Në fshatin e Agim Bahtirit në Gushavc ku të gjitha rrugët, kanalizimet edhe ndriçimi është kryer dhe duke parë se çka po bënë Agim Bahtiri për fshatin e vet, atëherë ka lakmuar edhe nënkryetari Safet Kamberi, i cili ka shkuar rrugës së Bahtirit dhe të njëjtën gjë është duke e bërë për fshatin Kçiq. Prandaj, kemi një situatë ku kryetari dhe nënkryetari janë të interesuar për fshatrat e tyre pavarësisht obligimit që kanë ndaj qytetarëve tjerë. Agim Bahtiri është involvuar në çështjen e urës thjeshtë për të ngritur interesimin e opinionit, në radhë të parë të qytetarëve të Mitrovicës, se është njeri që mund të bëjë diçka. Ai as përafërsisht nuk i ka përmbushur premtimet tjera, prandaj është marr me një premtim të madh, për t’i harruar popullata premtimet që i ka dhënë dhe që si ka plotësuar”, theksoi Kastrati. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Në Prishtinë gjendet një person i vdekur - ishte i shtrirë në rrugë

Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Dialogu Kosovë-Serbi, Sarrazin: Është koha për të gjetur zgjidhje konkrete

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi