Vonesat në formimin e Bordit Mbikëqyrës dhe të atij Menaxhues të “Trepçës” për sindikalistët e gjigantit ekonomik kosovar vijnë për shkak të “betejës” në Prishtinë në mes të PDK-së dhe të LDK-së për ta marrë “Trepçën” nën menaxhim
Ndërmarrja “Trepça” edhe pas miratimit të ligjit ende është duke funksionuar sikurse përpara, pasi që Qeveria e Kosovës akoma nuk ka vendosur për themelimin e Bordit Mbikëqyrës të “Trepçës”. Pa këtë bord drejtori i “Trepçës”, Ahmet Tmava, thotë se nuk mund të zbatohet as Ligji për “Trepçën”.
Tmava i ka thënë “Zërit” se është në kontakte të vazhdueshme me Qeverinë e Kosovës dhe se pritet që shpejt të formohet Bordi Mbikëqyrës, i cili pastaj do ta zgjedhë edhe Bordin Menaxhues.
Në anën tjetër, sindikalistët e “Trepçës” vazhdojnë të jenë këmbëngulës që asnjëri nga bordet të mos ketë në përbërje njerëz të politikës, por ekspertë të fushës.
Shyqyri Sadiku, kryetar i Sindikatës së Pavarur të minatorëve të “Trepçës”, thotë se që në vitin 1989 minatorët kanë ngritur zërin kundër diferencimeve dhe nuk kishte besuar kurrë se diferencime të ngjashme do të ndodhin edhe tani.
“Pas 18 vjetësh nga lufta, të drejtat tona shkelen në forma të ndryshme”, thotë Sadiku, i cili ka porositur Qeverinë e Kosovës që Bordi Mbikëqyrës të përbëhet prej ekspertëve e jo prej njerëzve të politikës. Sipas tij, sindikata ka disa kërkesa, ndërkohë ka veçuar krijimin e Bordin Mbikëqyrës të “Trepçës” me ekspertë dhe me njerëz të “Trepçës”.
Ai është i bindur se në “Trepçë” ka njerëz të fushës, të cilët janë të zotët që ta çojnë gjigantin ekonomik përpara. Sadiku mendon se duhet t’i shpallet luftë korrupsionit në “Trepçë” dhe që të punohet për zbatimin e të gjitha ligjeve. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë