LAJMI I FUNDIT:

PDK: Gjykata Speciale, beteja e radhës që do ta fitojë UÇK-ja

PDK: Gjykata Speciale, beteja e radhës që do ta fitojë UÇK-ja

​Partia Demokratike e Kosovës, beson përjetësisht në kauzën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në njerëzit e saj, të cilët ishin të gatshëm të japin gjithçka nga vetja e tyre, për lirinë e popullit, për shtetin e Kosovës.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa dhe Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku edhe sot iu përgjigjen ftesave të drejtësisë, për të dëshmuar mbi luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës, vlerëson se ky veprim është edhe një dëshmi më shumë për gatishmërinë e secilit pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për t’iu përgjigjur çdo pretendimi, nga kudo që e ka burimin.


Thaçi takoi Lushtakun dhe Mustafën para se të nisen në Hagë, i quan heronj kombëtarë të luftës
Lexo po ashtu Thaçi takoi Lushtakun dhe Mustafën para se të nisen në Hagë, i quan heronj kombëtarë të luftës

“Gjykata Speciale, është një e re e zezë mbi Kosovën, por është e përkohshme dhe beteja e radhës që do ta fitojë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. E vërteta do të triumfojë edhe një herë në Hagë, siç ka ndodhur në të kaluarën. Dhe e vërteta e vetme e luftës sonë është mbrojtja e popullit, lufta për liri dhe drejtësi, kundër një pushteti vrastar të Serbisë.

Partia Demokratike e Kosovës, do të jetë gjithmonë përkrah vlerave të UÇK-së, pjesëtarëve të saj dhe përherë do të jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me drejtësinë. Lufta e UÇK-së është e shenjtë, shteti i Kosovës është i shenjtë, e ardhmja e fëmijëve tanë është e shenjtë”, thuhet në një komunikatë të PDK-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori