LAJMI I FUNDIT:

PBEJL-ja është iniciativa e tretë me të cilën kryeson Maqedonia e Veriut këtë vit

PBEJL-ja është iniciativa e tretë me të cilën kryeson Maqedonia e Veriut këtë vit

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në cilësinë e Kryesuesit të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (PBEJL), ishte nikoqir në mëngjesin e punës së ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të iniciativës, e cila u mbajt në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në New York. Ngjarja u organizua në bashkëpunim me Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal (KBR), njoftojnë nga MPJ.

Në fokus të debatit, theksojnë nga MPJ, ishte procesi i integrimit europian i vendeve të Europës Juglindore, i parë nga prizmi i agresionit të vazhdueshëm rus kundër Ukrainës, i cili ka ndikim të thellë në sigurinë dhe stabilitetin e kontinentit europian.

Duke iu referuar motos së kryesimit të Maqedonisë së Veriut me iniciativën – “Tejkalojmë ndarjet, ndërtojmë besim”, Osmani ka shqyrtuar prioritetet e kryesimit tonë. Ndër të tjera, forcimi i demokracisë, pajtimi, bashkëpunimi rajonal dhe përshpejtimi i integrimeve euroatlantike.


Duke pasur parasysh se PBEJL-ja është iniciativa rajonale më gjithëpërfshirëse në Europën Juglindore, Osmani thekson domosdoshmërinë e angazhimit të përbashkët, për të gjitha çështjet me interes jetik për rajonin.

“Presim që Bashkimi Europian të dalë së shpejti me një plan të ri rritjeje që duhet të na ndihmojë neve si kandidatë për të ringjallur procesin, për të stimuluar rritjen ekonomike dhe për të përshpejtuar reformat që janë gjithashtu të shtrenjta për t’u zbatuar. Qëllimi është që ekonomitë tona të kenë rritje më të madhe ekonomike, gjë që kërkon mbështetjen e shteteve anëtare të PBEJL-së, të cilat janë edhe anëtarë të BE-së, si dhe integrimin progresiv në tregun e përbashkët, i ndjekur nga rritja e pjesëmarrjes në institucionet e BE-së. , theksoi Osmani.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut është kryesues i PBEJL-së, në periudhën 1 korrik 2023 – 30 qershor 2024, si kryesia e tretë, pas asaj 2000-2001 dhe 2012-2013./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori