“Besoj se presidenti ynë mendon ashtu siç mendon Kisha dhe populli serb”, tha patriarku serb Irinej, duke u përgjigjur në pyetjen se çfarë mendon për dialogun e brendshëm për zgjodhjen e çështjes së Kosovës.
Në një intervistë për gazetën serbe “Novosti”, patriarku thotë se “shpresojmë që Rusia do të na ndihmojë të ruajmë atë që gjithmonë ishte e jona”, transmeton Telegrafi.
“Tragjedia dhe problemi ynë janë se populli nuk është kthyer. Zgjidhja e parë dhe detyra kryesore është të kthejmë sa më shumë njerëz në Kosovë”, tha patriarku.
Patriarku ka thënë se “populli serb asnjëherë nuk ka pësuar sikurse në kohën tonë”, duke përmendur humbjen e Kosovës.
“Edhe sot po pësojmë, por shpresa jonë e madhe është, në emër të Zotit, se nuk do të na lëshojnë me kusht që ne të mos heqim dorë nga Zoti”, porositi patriarku./Telegrafi/