LAJMI I FUNDIT:

Pasaporta biometrike kushton shtrenjtë

Pasaporta biometrike kushton shtrenjtë

Çmimi prej 50 euro për nxjerrjen e një pasaporte biometrike është i lartë për xhepin e qytetarit të Kosovës, duke marrë parasysh standardin e ulët të jetesës dhe gjendjen e vështirë ekonomike.

Kështu është shprehur qytetarja me inicialet N.H, për të cilën është i pakuptueshëm një çmim kaq i lartë për nxjerrjen e një dokumenti siç është pasaporta.

“Herën e kaluar kur jam pajisur me pasaportë që i bie para katër viteve, nxjerrja e pasaportës më ka kushtuar rreth 30 euro. Tash ishte 50 euro”, tha ajo për Telegrafin.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), këtë çmim e kanë arsyetuar duke thënë se është i përcaktuar në bazë të vendimit të ministrit për caktimin e tarifave.


Sipas zyrës për informim në MPB, çmimi për pajisje me pasaportë për herë të parë dhe për ripërtëritje mbi moshën 18 vjeçare është 30 euro, ndërsa për pajisje me pasaportë në rast të humbjes, ndërrimit dhe korrigjimit të të dhënave për të gjitha kategoritë është 50 euro. Ndërsa, për fëmijë deri në moshën tre vjeçare çmimi është 20 euro, për fëmijët për ripërtëritje prej moshës 3 deri në 18 vjet është 25 euro, si dhe për pensionistët është 20 euro.

Në anën tjetër eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ka theksuar se e vërteta sa i përket pasaportave është një tregues i vazhdimësisë së skandaleve së Qeverisë aktuale.

“Qytetarët e Kosovës i paguajnë pasaportat dyfish, njëherë përmes taksave të veta – pra përmes shpalljes së tenderit, ku MPB-ja, e angazhon një kompani për prodhimin e pasaportave, dhe përmes pagesës direkte që e bëjnë qytetarët për marrjen e pasaportës. Kjo quhet pagesë e dyfishtë, sepse i kushton qytetarit të Kosovës më shumë se 50 euro, vlerë e cila paguhet tash për marrjen e pasaportës”, tha ai për Telegrafin.

Sipas tij, siguria e dokumenteve të cilat i lëshon MPB-ja, është kusht i cili duhet të plotësohet përmes kritereve të cilat i ka përcaktuar Komisioni Evropian (KE), duke shtuar se mundësia e lehtë e abuzimit me pasaporta, mund t’i shkaktojë Kosovës edhe dëm në raportin e KE-së dhe rrugën e liberalizimit të vizave.

“Derisa MPB-ja, nuk i mbyllë të gjitha dyert për ata që abuzojnë me pasaporta, do të thotë se nuk mund të jemi të sigurt se janë mbyllur të gjitha dyert për keqpërdorim me pasaporta. Pasaportat kushtojnë shtrenjtë, nuk janë të sigurisë së nivelit të duhur dhe është lehtë që të abuzohet me to”, ka deklaruar Ramadani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Sot po më lëshuan në vikend, kthehem një orë përpara”, çfarë kishte thënë më parë për arratisjet e tij Faton Hajrizi

“Sot po më lëshuan në vikend, kthehem një orë përpara”, çfarë kishte thënë më parë për arratisjet e tij Faton Hajrizi

Drejtësi
Çka ndodhi kur policia serbe ia mori aparatin fotografik Eliza Hoxhës gjatë protestës së grave në vitin 1998?

Çka ndodhi kur policia serbe ia mori aparatin fotografik Eliza Hoxhës gjatë protestës së grave në vitin 1998?

Lajme
Për të nëntën herë ik nga burgu Faton Hajrizi

Për të nëntën herë ik nga burgu Faton Hajrizi

Lajme
Analistët nuk e mirëpresin vazhdimin e mandatit të Lajçakut

Analistët nuk e mirëpresin vazhdimin e mandatit të Lajçakut

Lajme
Kurti para Internacionales Socialiste: Progresi i Kosovës po e zemëron Beogradin

Kurti para Internacionales Socialiste: Progresi i Kosovës po e zemëron Beogradin

Politikë
Çanak: Serbia s’ka marrë mësim nga sulmi në Banjskë, grupe terroriste serbe mund ta sulmojnë sërish Kosovën

Çanak: Serbia s’ka marrë mësim nga sulmi në Banjskë, grupe terroriste serbe mund ta sulmojnë sërish Kosovën

Lajme
Kalo në kategori