Ajo ishte thjesht e pasjellshme. Pasagjerët në bordin e një aeroplani me destinacion Las Vegasin qortuan një grua pasi ajo refuzoi të zbriste për shkak të sjelljeve të çrregullta.
Gruaja e paidentifikuar shihet në kamerë duke qortuar udhëtarët e tjerë përpara se aeroplani të ngrihej nga një aeroport në Kaliforni.
“Nuk mund të më thoni as se çfarë bëra,” gruaja mund të shihet duke u bërtitur pasagjerëve të tjerë në pamje.
“Kë kam ofenduar?” pyet ajo më pas, duke ecur lart e poshtë. “Të gjithë!”, ia kthen një pasagjer i pakënaqur.
Megjithatë, gruaja nuk i kushtoi mendjen atyre që urrenin dhe refuzoi të largohej nga aeroplani pavarësisht lutjeve të vazhdueshme.
Në të vërtetë, gruaja u largua përfundimisht nga aeroplani pas intervenimit të policisë dhe kanë filluar hetimet rreth ngjarjes. /Telegrafi/