Site icon Telegrafi

Pas tragjedive, në malin Everest ngjiten 3 alpinistët e parë të huaj

Tre alpinistë të huaj, dy britanikë dhe një meksikan janë bërë të huajt e parë që ngjisin malin e Everestit në Nepal që pas ortekut të 2014 dhe tërmetit të 2015 që shkaktuan dhjetëra të vdekur.

Tre alpinistët arritën të ngjiten në 8850 metra lartësi, teksa 289 të tjerë janë regjistruar për tu ngjitur në majën më të lartë të botës gjatë këtij sezoni.

Dy britanikë dhe një meksikan janë bërë të huajt e parë që ngjiten në malin e Everestit në Nepal që pas tragjedive të 2014 dhe 2015, ku humbën jetën dhjetëra alpinistë dhe shumë të tjerë mbetën të bllokuar në majën më të lartë në botë.

Tre alpinistët arritën të ngjiten në 8850 metra lartësi, thanë zyrtarët vendas. Njëri prej tyre ishte David Liano Gonzalez, 36 vjeç, meksikan.

“Ndihem me fat që arrita të ngjitëm këtë vit. Gjatë dy viteve të shkuara ka qenë shumë e komplikuar si pasojë e ortekut të 2014 dhe tërmetit që goditi Nepalin në 2015″, u shpreh ai pas kthimit në Katmandu.

Gonzalez, i cili është ngjitur në Everest edhe në 2013, tha se një pjesë e malit, ajo më ë rëndësishmja, ishte dëmtuar si pasojë e tërmetit.

“Është e trishtueshme të shohësh pjesën ikonë të malit të dëmtuar, por të paktën është më e sigurt për alpinistët dhe ngjitja bëhet më shpejt”, tha ai.

Një ekip prej 9 personash arriti në majën e Everestit më 11 maj, duke hapur zyrtarisht edhe sezonin turistik.

Rreth 100 alpinistë janë regjistruar për të bërë ngjitjen e guximshme në shtator, teksa në total janë 289 persona që kanë marrë lejen për aventurën e radhës.

Pas tragjedive, numri i turistëve është ulur ndjeshëm në vendin e varfër të Nepalit.

Exit mobile version