Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në një vizitë të paparalajmëruar të emisarit evropian në Kosovë të enjten.
Lajçak pas takimit me Kurtin, mohoi se ka “kornizë të re” të dialogut
Ai është takuar me kryeministrin, Albin Kurti, si dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Lajçak deklaroi se është takuar me Kurtin për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa me Bislimin tha se ka diskutuar për çështjet e lirisë së lëvizjes, çështjet e personave të pagjetur dhe çështjet e energjisë.
Ai nuk pranoi që të hyjë në detaje për diskutimet, duke thënë se kjo nuk i bën mirë procesit.
“Ne duam të sigurohemi që jemi duke kërkuar në mënyrë aktive zgjidhje për këto çështje, të shmangim, e dini, tensionet ose përshkallëzimin. Prandaj ramë dakord që të vij, dhe patëm diskutime të dobishme dhe sigurisht që ky diskutim do të vazhdojë… Nuk mendoj se do të jetë e dobishme të flasim për detaje. Ajo që thashë, është me të vërtetë e rëndësishme që të diskutojmë rrugën drejt së ardhmes, që është normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë. Dhe gjithashtu çështjet aktuale për t’u siguruar që ato nuk po na pengojnë drejt normalizimit. Dhe nuk mendoj se do ta ndihmonte procesin nëse tani hyjmë në detaje”, deklaroi Lajçak, transmeton KP.
Ai nuk pranoi të japë datë të takimit të ardhshëm. Megjithatë, u shpreh se është habitur kur ka dëgjuar për kornizë të re të dialogut, të cilën e ka paralajmëruar presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.
Lajçak ka thënë se janë duke punuar për ta caktuar datën e takimit dhe njoftoi se këtë muaj do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku pjesëmarrës do të jetë edhe Vuçiq, si dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell.
“Po, u habita kur dëgjova fjalën “Armatura”, po përpiqem të kuptoj se çfarë do të thotë armatura sinqerisht. Mirë. Gjithsesi, ne jemi këtu për të çuar përpara procesin e normalizimit dhe takimi i radhës do të bëhet sapo të përgatitet mirë. Pra, dhe ky është gjithashtu një nga qëllimet pse jam këtu sot. Pra, sepse ju e dini, ne duam të sigurohemi që takimi të ketë një përmbajtje dhe të prodhojë diçka. E rëndësishme është që të dy liderët janë të gatshëm të takohen, BE-ja është e gatshme t’i presë ata, por ne jemi duke përgatitur agjendën. Nuk do të duhen 13 muaj të tjerë, unë mund t’ju siguroj, nëse do të jetë në shtator nuk jam i sigurt gjithashtu, sepse ne kemi Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, siç e dini, unë do të jem në New York, Presidenti Vuçiq do të jetë në New York, J. Borell do të jetë në New York. Ne jemi duke punuar për ditën dhe agjendën e saktë”, tha ai.
Nga Bashkimi Evropian, vizita e Lajçakut nuk u paralajmërua më herët.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se jo domosdoshmërisht komentojnë çdo takim pune apo ndërveprim të tij me partnerët në rajon.
“Këto vizita pune, njësoj si ajo e sotmja në Kosovë, po zhvillohen në kuadër të çuarjes përpara të procesit të dialogut dhe vazhdimit të diskutimeve për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve”, tha Stano në një deklaratë për REL.
Lajçak dhe këshilltarët e Qeverisë gjermane e asaj franceze për dialogun qëndruan edhe të premten e kaluar në Prishtinë, ku, po ashtu, takuan Kurtin.
Pas atij takimi, Lajçak tha se bisedimet ishin “të thella dhe të rëndësishme”, por nuk dha detaje.
Tre diplomatët evropianë, javën e kaluar, takuan në Beograd edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Vuçiq tha se ata i kanë propozuar “kornizë të re” për dialogun me Kosovën.
“Sipas tyre [diplomatëve evropianë], dialogu duhet të rezultojë me zgjidhje të menjëhershme dhe përfundimtare, siç thonë ata, të problemeve, me të cilat po përballemi dhe të të gjitha çështjeve të pazgjidhura”, tha Vuçiq.
Ai, po ashtu, përsëriti se Serbia nuk do ta njohë Kosovën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles