Edhe një lojtar i është bashkuar "klubit me 100 fitore në Ligën e Kampionëve".

Cristiano Ronaldo ishte lojtari i parë që fitoi 100 ndeshje në Ligën e Kampionëve, por atij iu bashkua edhe Iker Casillas.


Ky i fundit e ka ndjekur portugezin në librat e historisë së Ligës së Kampionëve duke shënuar fitoren jubilare në këtë garë prestigjioze evropiane për klube.

DuKU32JXgAUqM6W

Spanjolli këtë sukses personal e arrit në fitoren e mbrëmshme të Portos kundër Galatasarayt me rezultat 3-2.

Kjo do të thotë se portieri veteran është vetëm lojtari i dytë në historinë e garës që ka fituar 100 ndeshje, duke u bashkuar me ish-bashkëlojtarin e Real Madridit, Ronaldon.

Casillas, i cili u bashkua me klubin portugez në vitin 2015, tri herë e fitoi titullin e Ligës së Kampionëve me skuadrën madrilene.

Ndryshe, CR7 deri më tani ka arritur të fiton 101 ndeshje me Manchester Unitedin (26), Real Madridin (71) dhe Juventusin (4). /Telegrafi/

telegrafi sport app