Site icon Telegrafi

Pas ndarjes nga Brian Austin Green, Megan Fox flitet për një romancë me Machine Gun Kelly

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly janë më shumë sesa miq, sipas një hulumtimi të ri nga tabloidet e huaja.

Dyshja ndezi thashethemet romantike pasi u panë duke kaluar kohë së bashku javën e kaluar pas ndarjes së Megan nga burri i saj, Brian Austin Green.

Dhe tani pretendohet se aktorja 34-vjeçare është ‘përfundimisht ’e lidhur me reperin amerikan.

Megan Fox (Foto: Getty Images/Guliver)

“Ata filluan si miq dhe lidhja e tyre u rrit prej andej. Megan mendon se MGK është një djalë vërtet i lezetshëm dhe lidhja e tyre u bë më romantike”, ka thënë një burim për Us Weekly, duke shtuar se ata filluan të kalojnë më shumë kohë së bashku për shkak të orareve të tyre të ngjashme të punës dhe xhirimeve së bashku.

Aktorja e “Jennifer’s Body” u pa me 30-vjeçarin MGK – emri i vërtetë Richard Colson Baker – javën e kaluar, duke marrë kafe dhe më pas duke u kthyer përsëri në pronën e saj në Calabasas në Aston Martin.

“Ata janë dakorduar me njëri-tjetrin dhe po shohin se deri ku do shkojnë gjërat”, shtoi burimi.

Machine Gun Kelly (Foto: Getty Images/Guliver)

Ndërkohë ditë më parë u konfirmua ndarja e Megan Fox me Brian, të cilët ishin për më shumë se një dekadë së bashku.

Ai sqaroi se Megan i tha atij se ajo e pëlqente veten më mirë kur ishte larg tij dhe kështu pas disa diskutimesh ata reciprokisht ranë dakord të ‘ndahen për pak’ dhe të përpiqen të përdorin hapësirën dhe kohën për gjëra të tjera.

“Unë do ta dua gjithmonë. Dhe unë e di që ajo do të më dojë gjithmonë dhe unë e di sa i përket një familje ajo që kemi ndërtuar është vërtet e lezetshme dhe me të vërtetë e veçantë”, ka thënë Brian për Fox. /Telegrafi/

Megan Fox dhe Brian (Foto: Getty Images/Guliver)
Exit mobile version