Pak ditë më parë ka mbaruar edicioni i parë i Big Brother VIP Kosova, ku fitues u shpall Arkimed Lushaj – Stresi.
Ai qëndroi plot 103 ditë brenda duke fituar kështu 160 mijë euro nga çmimi final që ishte 200 mijë, pasi nga 10 mijë euro u ndanë për katër finalistët.
Pas përfundimit të këtij spektakli, reperi ka filluar menjëherë me koncerte përreth trojeve shqiptare.
Artisti së fundmi ka performuar në një klub në Tiranë, gjersa ka kërkuar sërish nga fansat ta përkrahin Luiz Ejllin.
I njëjti interpretoi këngën “Mos u dorëzu”, e cila njëherësh i dedikohej konkurrentit të Big Brother VIP Albania.
@luiz.fitues #luizejlli #meluizin #fituesabsolut?? #teamluiz #luizkiara❤️ #aleksvisha #aleksvisha #stresi ♬ original sound – LUAN???
Në një live në TikTok, Stresi foli edhe më parë për artistin shkodran duke shtuar se e meriton dhe se është djalë shembullor.
Luizi ndryshe cilësohet si një nga konkurrentët më të fortë brenda shtëpisë, që tani e ka dëshmuar me lojën, strategjinë dhe pozitivitetin që ka përcjell. /Telegrafi/