Ermal Fejzullahu është një prej këngëtareve më të suksesshme dhe më të kërkuar për koncerte e mbrëmje muzikore.
Pas përfundimit të sezonit veror në vend, këngëtari kam vazhduar angazhimet e tij në vendet e ndryshme në Evropë dhe Amerikë.
Ermali në një postim në InstaStory ka treguar se pas një jave të ngjeshur me koncerte, ai ka kaluar 32 orë fluturime me aeroplan brenda vetëm një jave.
“Për një javë 32 orë fluturime”, ka shkruar Ermali në mbishkrimin e një fotografie ku shihet me maskë teksa pret fluturimin e radhës.
Kujtojmë që kënga e fundit e Ermalit “Sa t’kom dasht” erdhi në bashkëpunim me reperin, Gjiko, projekti deri tani ka arritur mbi 16 milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube.
Ndërkohë, në një prononcim për Telegrafin, ditë më parë Ermali deklaroi se është duke punuar për një tjetër bashkëpunim muzikor, ai tha se kënga është e zhanrit baladë dhe se artisti me të cilin do të vijë dueti është shumë i njohur për këtë zhanër. /Telegrafi/