LAJMI I FUNDIT:

Partia UNITETI mbështet protestat e sektorit civil dhe partive opozitare

Partia UNITETI mbështet protestat e sektorit civil dhe partive opozitare

Në një konferencë shtypi, kryetari i partisë UNITETI, Gëzim Ostreni, bëri të ditur se kjo parti mbështet protestat e sektorit civil dhe partive opozitare, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se ky proces është kundër koalicionit qeveritar, VMRO-DPMNE – BDI, dhe se nuk është një proces në mes të shqiptarëve dhe maqedonasve.

“Kërkesa për tërheqjen e vendimit të kryetarit të shtetit për faljen që bëri, insistimi për prononcim të Gjykatës Kushtetuese për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale, kërkesa për formimin e departamentit special të Gjykatës për vepra kriminale, kërkesa për tërheqjen e vendimit për zgjedhje parlamentare më 5 qeshor dhe formimi i Qeverisë teknike-kalimtare nuk janë kërkesa kombëtare, por qytetare”, tha kryetari i UNITETI-t, Gëzim Ostreni.


Më tej, ostreni theksoi se: “UNITETI beson se mbështetja dhe pjesëmarrja e organizuar e kërkesave të shprehura nga shoqëria civile dhe realizimi i tyre, do ta bëjnë të mundur edhe realizimin e kërkesave të parashtruara nga uniteti në formë të iniciativës qytetare për ndryshime në Kushtetutë dhe ligje për demokratizimin e mëtutjeshëm të RM-së, për të drejtat themelore të shqiptarëve, për barazi të plotë të bashkësive etnike dhe qytetarëve në vend”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori