Partia populiste ANO e kryeministrit çek, Andrej Babis duket se po udhëheq në zgjedhjet parlamentare, por ende është e paqartë nëse lideri miliarder do të jetë në gjendje që të krijojë një koalicion qeveritar.
Sipas projeksioneve të CNN Prima News, pas mbylljes së vendvotimeve më 9 tetor, ANO do të dalë si parti e parë me 27.8 për qind të votave, e pasuar nga dy koalicione opozitare: koalicioni i qendrës së djathtë “Së bashku” me 26.4 për qind të votave dhe i liberalëve Piratët/Grupi i kryetarëve të komunave me 15 për qind. Këto dy koalicione janë zotuar se do të punojnë së bashku që të largojnë nga pushteti partinë e kryeministrit të Republikës Çeke, Babis.
Këto zgjedhje po shihen si test për popullaritetin e kryeministrit aktual, Andrej Babis, pasi janë parashtruar një sërë pyetjesh për biznesin e tij dhe kompanive offshore, por edhe për mënyrën e menaxhimit të pandemisë COVID-19.
Dy partitë më të vogla që aktualisht gjenden në qeveri – Socialdemokratët dhe Partia Komuniste – mund të mos fitojnë mjaftueshëm vota për të pasur ulëse në parlament.
Një gjë e tillë mund të shtyjë partinë ANO që të kërkojë të arrijë marrëveshje me nacionalistët e ekstremit të djathtë, me qëllim që të qëndrojë në pushtet.
Një tjetër opsion mund të jetë që qeveria të krijohet nga dy blloqet opozitare të qendrës së djathtë dhe të qendrës së majtë, që sipas sondazheve, nëse këto blloqe bëhen bashkë, do të kenë numrat e duhur për ta formuar qeverinë.
Babis, 67 vjeç, ka qenë në qendër të hetimeve të Komisionit Evropian lidhur me dyshimet për konflikt interesi.
Ai po ashtu përballet me një hetim mbi akuzat se ka tërhequr në mënyrë të parregullt një subvencion nga Bashkimi Evropian dhe sipas raportimeve mediale, ai i ka përdorur firmat offshore për të blerë prona të paluajtshme në Francë.
Babis ka mohuar çdo keqbërje në këto tri raste. Ai madje e quajti si një fushatë shpifjeje zbulimet që dolën nga ato që njihen si Letrat e Pandorës.
Popullariteti i tij ka rënë gjithashtu për shkak të mënyrës sesi qeveria e tij ka menaxhuar me pandeminë e coronavirusit.
Mbi 30,000 qytetarë çekë kanë vdekur nga COVID-19, që është një prej niveleve më të larta të vdekshmërisë në Evropë për kokë banori.
Ndërkaq, presidenti çek, Milosh Zeman, një populist që shpesh ka mbështetur Babisin, ka sinjalizuar se ai do të mbështesë një qeveri të pakicës nëse partia e Babisit nuk arrin të formojë qeverinë. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e burrit që dogji Kuranin ishte transmetuar drejtpërdrejt në TikTok, policia suedeze gjeti në apartamentin e tij telefonin e ndezur
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’
Trump thotë se nuk ka të mbijetuar pas përplasjes së aeroplanit dhe helikopterit
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Vazhdojnë protestat në Serbi, studentët nga Beogradi nisen në këmbë për Novi Sad
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale