Mungesa e hapësirave parkuese në qytetin e Strugës duket se një pjesë të shoferëve struganë i ka detyruar të gjejnë një zgjidhje të momentit, duke i parkuar mjetet e tyre në Spitalin e Strugës, shkruan gazeta KOHA. Por, kjo situatë e vështirë, përveç se ka sjellë dyndjen e makinave në ambientet e jashtme të Spitalit të Strugës dhe Shtëpisë së Shëndetit, ka krijuar vështirësi të shumta për qarkullimin e stafit mjekësor dhe mjeteve të ndihmës së shpejt në këto dy institucione shëndetësore në Strugë. Situata paraqitet alarmante, sidomos gjatë paradites dhe mesditës, ku me shumë vështirësi futesh dhe del nga Spitali dhe Urgjenca e Strugës.
Këtë situatë e konfirmon edhe drejtori i Spitalit të Strugës, Mentor Ibrahimi, i cili thekson se kjo gjendje u sjell vështirësi të shumta mirëfunksionimit të dy institucioneve, sepse ndodh që prej orës 7 të mëngjesit parkingu dhe hapësirat tjera bllokohen nga mjetet e qytetarëve. Gjithashtu, ky fluks i madh i makinave sjell vështirësi edhe në komunikimin e këtyre institucioneve ndërmjet veti si dhe me arteriet e tjera rrugore. Ndërkohë, Milot Rizvani, mjek i urgjencës në Shtëpinë e Shëndetit në Strugë, në një reagim të mëhershëm potencoi se në disa raste makinat e Ndihmës së Shpejtë nuk kanë mundur të lëvizin shkaku i bllokimit të rrugës së kalimit të tyre.
Rizvani potencon se kjo praktikë detyrimisht të marri fund, sepse, sipas tij, Spitali i Strugës dhe Shtëpia e Shëndetit, nuk mund dhe nuk duhet të jetë një hapësirë ku të gjithë ata shoferë që nuk gjejnë parking në pjesë të tjera të qytetit, të përfundojnë në oborrin e Spitalit të Strugës.
mperativi për ndërtimin e një Spitali të ri në Strugë apo rikonstruimin e këtij ekzistuesit, është imediate dhe e domosdoshme në funksion të një shërbimi më cilësor ndaj pacientëve nga rajoni i Strugës dhe qyteteve fqinje. Në disa raste e kanë ngritur shqetësimin pacientët, por edhe uniformat e bardha. Ata të thonë se pavarësisht shërbimit cilësor që marrin pacientët, është e domosdoshme që të bëhet rinovimi gjeneral i godinës ekzistuese ose të ndërtohet një i ri, sepse kushtet e tanishme në Spitalin e Strugës nuk janë ato që duhet të jenë të një qendre rajonale spitalore, ku trajtohen pacientë nga i gjithë jugperëndimi i Maqedonisë apo nga qytetet fqinje të Shqipërisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë