Për nder të 17 shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës, në Skenderaj është organizuar një program artistik nga fëmijët e institucionit parashkollor “Nëna Zahide”.
Ky program artistik ishte me këngë, valle dhe recitime, shkruan Telegrafi.
“Të përgatitur nga edukatorët e çerdhes dhe prindërit, parashkollorët i kanë kënduar shtetit të Kosovës, të ardhmes, teksa kanë luajtur edhe valle me motive shqiptare”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se edhe në shkollat tjera të Skenderajt janë mbajtur programe artistike, për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës
.Drejtori për Arsim në Komunën e Skenderajt, Kastriot Duraku, duke përgëzuar parashkollorët dhe nxënësit për programet e tyre artistike, ua ka uruar 17 shkurtin. /Telegrafi/