Parashikimi i motit në Shqipëri

Shqipëria të mërkurën do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës në veri të vendit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.
Deti - Valëzimi forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































