LAJMI I FUNDIT:

“Parajsa e të rinjve”: Qyteza norvegjeze ku adoleshentët fitojnë deri në 500 euro në ditë, kurse të rriturve u ndalohet puna që ata bëjnë (Foto)

“Parajsa e të rinjve”: Qyteza norvegjeze ku adoleshentët fitojnë deri në 500 euro në ditë, kurse të rriturve u ndalohet puna që ata bëjnë (Foto)

Fëmijët në qytezën norvegjeze Balstad, çdo ditë ua prenë gjuhën bakallarëve (lloj peshku), kurse ata që tregohen më të kujdesshëm dhe u shkon mirë për dore kjo punë, mund të fitojnë në ditë deri në disa mijëra kruna norvegjeze.

Bakallar është specialiteti kryesor i norvegjezëve, dhe për shkak të kërkesave të mëdha për të, eksportimit dhe stabilitetit ekonomik të vendit, qindra fëmijë kanë mundësi që në moshë të re t’i futen këtij lloj biznesi, transmeton Telegrafi.

Më të mirët në këtë punë, më saktësisht më i zoti sa i përket fitimeve është treguar 16-vjeçari Trgjav Petersen, i cili ka rrëfyer historinë e tij.


Babai i tij është një peshkatar, i cili e ka mësuar se si në mënyrë precize dhe të shpejtë t’ua pres gjuhët bakallarëve. Dhe nuk është për t’u habitur se si ka përparuar shpejt Peterseni.

https://www.instagram.com/p/BR9XrN3jbvC/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_legacy

“Kur fillova në fillim këtë punë, vetëm dy kilogramëve peshk ua prisja gjuhën. Por, sot pa problem deri në 80 kilogramë, kurse nganjëherë brenda ditës fitojë deri në 4500 kruna norvegjeze (afërsisht 500 euro).

Ai beson se kjo punë është një mundësi e mirë që të rinjtë të fitojnë para të mjaftueshme për gjërat që ëndërrojnë t’i blejnë, siç janë telefonat e mençur, laptopët apo edhe veshmbathja.

“Deri më sot kam kursyer mjaftueshëm për udhëtimin tim në SHBA. Do të kënaqen në ishullin mes Neë York-ut dhe Havait”, ka shtuar Petersen.

Peshkatarët në Balstad tradicionalisht ua dhurojnë kokat e bakallarëve të rinjve, të cilët më pas ua presin gjuhët të cilat i shesin – ku një kilogramë gjuhë shitet rreth 6 euro.

“Të rriturve nuk u lejohet të vijnë këtu dhe ta bëjnë këtë punë. Është thjesht punë e jona, traditë e jona”, ka deklar Johan i cili gjithashtu fiton shuma të majme parash nga kjo punë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Botë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Ekonomi
Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Ekonomi
Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Ekonomi
Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Ekonomi
Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Ekonomi
Kalo në kategori