Nga: Daut Dauti
Në vitin 1966 në Itali, në një fshat të Sicilisë, ndodhi një rast i zakonshëm, por që e tronditi opinionin publik. Një 23 vjeçar, i quajtur Filippo Melodia, e kidnapoi një vajzë 17 vjeçare, e cila quhej Franca Viola. Filippo ia kishte vënë syrin që herët Francas, sepse ishte shumë e bukur. Por, ajo e refuzoi Filippon dhe nuk donte të martohej me të. Mirëpo, Filippo mendoi se e kishte gjetur zgjidhjen.
Sipas ligjit, nëse ai e përdhunonte Francan, mund të martohej me të. Ky ligj ishte nxjerrë në Francë gjatë shekullit XIX dhe kishte depërtuar në shumë vende, përfshirë Italinë. Ligji kishte për qëllim që pas përdhunimit të vajzave, që ishin të shumta, të mbylleshin problemet. Vajzat e përdhunuara nuk kishin rrugëdalje tjetër pos të martoheshin me përdhunuesit e tyre. Përndryshe, mbeteshin me njolla dhe të poshtëruara tërë jetën dhe nuk mund të martoheshin se nuk ishin të virgjëra, siç e donte koha.
Prandaj, kur ndodhte përdhunimi, policia shkonte e pyeste vajzën e përdhunuar nëse do të martohej me përdhunuesin. Natyrisht, që të gjitha vajzat pranonin dhe përdhunuesi nuk dënohej. Në këtë ligj kishte llogaritur Filippo Melodia kur e rrëmbeu dhe e përdhunoi një javë rresht Franca Violan. Pse të kundërshtonte ajo? Tekefundit, Filippo ishte edhe nip i një mafiozi të rrezikshëm të Sicilisë.
Kur policia shkoi ta pyeste Francan, ajo u përgjigj:” Jo, unë nuk martohem me përdhunuesin tim”. Kjo ishte një befasi e madhe. Ishte femra e parë në Itali, me siguri edhe në Evropë, e cila guxoi t’i thoshte jo martesës së këtillë. Prandaj, e tërë Italia u alarmua dhe mediat e përcollën këtë ngjarje në detaje. Nga presioni medial, gjykata e dënoi Filippo Melodian me 11 vjet burg. Ky ishte edhe dënimi i parë i kësaj natyre në Itali.
Ky rast krijoi një kundërshtim të madh të opinionit ndaj këtij ligji. Por, Italia nuk e hoqi këtë ligj deri më 1981. Madje, në Francë ky ligj ka qenë në fuqi deri më 1994 kur Parlamenti i këtij vendi, nën presion të intelektualëve dhe organizatave të të drejtave të njeriut, u detyrua ta hiqte nga fuqia. Pra, deri në këtë kohë, në këto vende evropiane përdhunimi i grave ka qenë i sanksionuar me ligj, por i lidhur me kushtin e martesës.
Në shekullin XIX këtë ligj e kishte marrë nga Franca edhe Perandoria Otomane, me qëllim të modernizimit të sistemit të saj juridik. Në disa vende të Lindje së Mesme, siç është Libani, ky ligj ishte në fuqi deri më 2017. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Skënderbeu dhe flamuri kuqezi nën mistikën e numrit “33” - simbolit të masonëve!

Një kartolinë për Dritëro Agollin e shkruar më 1985

Prizreni ruan monedhat ilire

Sensacioni më misterioz i rokut: Kush është Cindy Lee?

DUKE FOLUR ME IDIOTË

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës