Disa pamje të publikuara thuhet se tregojnë momentin kur militantët e Hamasit hapën zjarr ndaj një automjeti civil izraelit, ndërsa shoferi i saj “u përpoq të arratisej nga sulmet e tyre”.
Sipas Daily Mail, përcjell Telegrafi, pamjet u kapën në një kamerë dhe supozohet se bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur rreth orës 7.30 të mëngjesit të së shtunës, më pak se dy orë pas sulmit të befasishëm.
Deri të martën, kanalet televizive izraelite thanë se numri i të vdekurve nga sulmi i Hamasit ishte rritur në 900 izraelitë, me të paktën 2600 të plagosur dhe dhjetëra të zënë robër.
Midis të vrarëve izraelitë ishin 270 kryesisht të rinj të vrarë në një festival muzikor, ku disa prej tyre u rrëmbyen.
Mësohet se shoferi ishte një nga pjesëmarrësit e festivalit që tentoi të arratisej, por u qëllua teksa ata iu afruan një postblloku të Hamasit. /Telegrafi/