LAJMI I FUNDIT:

Pajisjet e Philips për filma

Pajisjet e Philips për filma

Philips së shpejti nis shitjen e dy pajisjeve të dedikuara për adhuruesit e filmave. I pari nga ta quhet PB9001, ndërsa bëhet fjalë për një Blu-ray player portativ me ekranin me diagonale prej 9 inç me rezolucion 800 x 480 pikë.

Pajisja përkah reproduktimin e filmave nga DVD dhe memoria USB, të përmbajtjeve DivX, MKV, MPEG2, mp3, VC-1 dhe WMV, ndërsa ka edhe përkrahjen për 3 orë vështrim derisa ekspansioni mundësohet nga dalja kompozite dhe ajo HDMI, konektorin për dëgjueset dhe portin për LAN. Me pajisjen vjen edhe një telekomandë praktike.

Pajisja e dytë në ofertën e Philipsit është sistemi i kinemasë shtëpiake HTC9221 me teknologjinë e kompanisë Crystal Creal dhe altoparlantët nga titani, surround virtual dhe përforcuesin e integruar të klasës D për zërin kualitativ. Philips i ka kushtuar vëmendje edhe dizajnit të sistemit, e njësia qendrore përkrah reproduktimin e filmave Full HD 3D Blu Ray, e reproduktimin e përmbajtjeve nga pajisjet iPod dhe iPhone, streaming pa tela përmes rrjetës lokale SmartTV për qasje në përmbajtjet multimediale në kompjuter. Çmimi i sistemit pritet të jetë rreth 799 euro. /Telegrafi/