LAJMI I FUNDIT:

Paditet një postier në Shkup

Paditet një postier në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se SPB Shkup ka parashtruar padi penale ndaj një postieri nga Shkupit, pasi i njëjti, edhe pse nuk e ka dorëzuar dërgesën postare, ka evidentuar se gjoja e ka bërë këtë.

Me këtë, qytetarja e cila është dashur ta pranojë dërgesën e cila ka qenë vërejtje gjyqësore, ka humbur afatin ligjor për të parashtruar ankesë për procesin gjyqësor.

“SPB Shkup ka parashtruar padi penale kundër B.A.(57) nga Shkupi, i punësuar si postier në SHA Posta e Maqedonisë së Veriut, për shkak të ekzistimit të dyshimeve bazike për kryerjen e veprës penale “falsifikim i dokumentit zyrtar”.


B.A. gjatë dorëzimit të dërgesës postare me rekomandim – vërejtje gjyqësore për pagesë të taksës te personi nga Shkupi, nuk e ka dorëzuar dërgesën në vendin dhe datën e caktuar dhe me nënshkrim të tij, në mënyrë të paautorizuar e ka verifikuar pranimin. Në këtë mënyrë, B.A. ka shkaktuar dëm ndaj të dëmtuarës, pasi nuk e ka pranuar në kohë vërejtjen për pagesë të taksës për ankesë dhe i ka ikur afati ligjor për parashtrim të ankesës për procesin gjyqësor juridiko-pronësor”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Drejtësi
Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Kronika e Zezë
Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Drejtësi
Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Lajme
Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Lajme
Kalo në kategori