Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca Kosova e Re, Selim Pacolli, aktivitetin e tij zgjedhor e ka filluar me një udhëtim në njërën nga linjat e autobusëve urban.
Në njoftim thuhet se për të hipur në autobus Pacolli ka pritur 20 minuta dhe për këtë premtoi se nëse fiton zgjedhjet për kryetar të Prishtinës qytetarët nuk do ta presin asnjë minutë autobusin.
Për më tepër Pacolli u zotua se për qytetarët e Prishtinës do të ofrojnë autobusë efiçient të cilët nuk do ta ndotin më tej kryeqytetin.
“Në programet tona ne parashohim autobusë efiçientë dhe jo autobusë ‘diesel’ të cilët e ndotin ambientin. Sot ka mjaft ndotje të ambientit dhe Prishtina sot i ekspozohet ndotjeve të mëdha. Sot trafiku urban nuk po na funksionon në nevojat dhe kërkesat e qytetarëve. Siguroj që ne do të jemi efikas dhe nuk do të ketë asnjë minutë“, tha Pacolli.
Ai tha më tej se në qytetin e Prishtinës mungon efikasiteti në trafikun urban, kështu që premtoi se me ardhjen e tij në pushtet do të ofrojnë mundësi më të mirë për transportin urban.
“Unë sugjeroj dhe besoj që këto gjëra gjatë mandatit tonë nuk do të ndodhin sigurisht që jo, flasim për një efikasitet i cili sot mungon dhe nuk është prezent. Besoj që qytetarëve të Prishtinës do t’iu ofrojmë mundësinë më të mirë të transportit. Sot është e vërtet që kemi disa autobusë të cilët janë në qarkullim mirëpo nuk janë të mjaftueshëm, kemi lagje të tëra të Prishtinës që nuk arrin dot trafiku urban”, tha Pacolli.
Derisa udhëtoi me autobus urban, Pacolli u premtoi udhëtarëve edhe bileta universale me të cilat do të mund të lëvizin nëpër Prishtinë me të njëjtën biletë.
Në njoftim thuhet se udhëtarët u shprehën të kënaqur me trafikun urban dhe nuk patën asnjë kërkesë për kandidatin e AKR-së.
Pacolli fushatën e tij zgjedhore do ta vazhdojë në lagjen Tophane, vizitë shoqatës Handikos dhe do të takohet me klubin e volejbollit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës