LAJMI I FUNDIT:

Pacolli para të rinjve në Prizren: Një shteti i ri kërkon energji të reja

Pacolli para të rinjve në Prizren: Një shteti i ri kërkon energji të reja

Aleanca Kosova e Re, ka mbajtur sot takim me të rinj të Prizrenit, ku i pranishëm ishte presidenti i partisë, Behgjet Pacolli.

Para dhjetëra të rinjve, lideri i AKR-së, është shprehur se ndihet krenar që gjatë kësaj qeverisje  ministrat e AKR-së nuk kanë pasur asnjë skandal.

Ai po ashtu tha se AKR është parti me program të qartë liberal, që vendimet i merr bashkë me strukturat e partisë.


“Rinia jonë mund dhe duhet të udhëheq shtetin, një shtet i ri kërkon energji të reja, andaj mos e humbni shpresën, ardhmëria është në duart e juaja, ka ende qytetarë e lider që ia duan të mirën vendit, andaj ju duhet të rrugëtoni me ta”, deklaroi presidenti Pacolli.

Pacolli me tej foli edhe për gjendjen në të cilën ndodhet Kosova dhe qytetaret e saj.

“Kosova ende nuk ka sigurim social, nuk ka fond pensional, rinia jonë ende bredhet rrugëve në mungesë të perspektives për ta.

Në fund Pacolli i ftoj të rinjtë që bashkë  të bëjmë ndryshimin që i duhet Kosovës.

Në këtë takim nga niveli qendror morën pjesë edhe deputeti, Islam Pacolli, zv.Ministrat Vuniqi e Makolli, si dhe Jetlir Zyberaj e Gent Begolli.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori