Osmani: Pulla e posaçme postare “Fjala është për njerëzit” do të dëshmojë kryesimin tonë me OSBE-në

Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe Drejtorja e Postës së Maqedonisë së Veriut, Bujare Abazi, sot promovuan pullën postare të lëshuar me rastin e kryesimit të Maqedonisë së Veriut me organizatën më të madhe rajonale të sigurisë në Evropë, OSBE-në, njoftojnë nga MPJ.
Promovimi zyrtar në qendrën sportive “Boris Trajkovski”, theksojnë nga MPJ, e cila po përgatitet të presë delegacionet e larta të vendeve pjesëmarrëse dhe partnere të OSBE-së në Këshillin e Ministrave, u mbajt në prani të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe ambasadorëve të huaj në vend.
“Që kujtimi i kryesimit të OSBE-së të jetë i përhershëm, lëshuam një botim special të një pulle postare ceremoniale. Kjo pullë postare do të jetë shembull i rrallë në koleksionet filatelike në mbarë botën dhe do të mbetet dëshmitare e një kohe të përparimit të dukshëm të vendit në nivel ndërkombëtar”, tha Osmani në promovim.
Fjala është për njerëzit ka qenë motoja dhe motivimi ynë gjatë vitit të kaluar. Kryesimi jonë ishte i përqendruar te njerëzit, sepse në një botë të trazuar, nevojat dhe kërkesat e njerëzve janë gjithmonë të parat.
“Ky mesazh aplikohet edhe në pullën postare sepse vazhdimisht duhet t’u kujtojë liderëve politikë dhe organizatave ndërkombëtare se cili është në të vërtetë qëllimi i punës së tyre”, tha Osmani.
Drejtorja e Postës së Maqedonisë së Veriut, Bujare Abazi, duke folur në promovimin e pullës postare, theksoi se pulla postare jo vetëm që përfaqëson vendin, por edhe dërgon një mesazh të fortë.
“Dora e shtrirë, humanizmi dhe mbrojtja e njerëzve nuk njeh kufij dhe duhet të jetë në fokus të punës sonë”, tha Abazi.
“Numërohen orët deri në Këshillin Ministror të OSBE-së, i cili do të mbahet në Shkup nga 29 nëntori deri më 1 dhjetor”, tha Kryesuesi, Osmani.
“Detyra jonë është të tregohemi si nikoqirë të mirë dhe nuk kam asnjë dyshim se këtë test do ta kalojmë me notat më të larta. Sa i përket vlerësimeve të kryesimit të vendit tonë me OSBE-në, jam i sigurt se do të mbetet si vulë mes partnerëve dhe miqve tanë”, tha Osmani.
Këshilli Ministror i OSBE-së është ngjarja më e madhe në historinë e Maqedonisë së Veriut si për nga dimensioni ashtu edhe për nga rëndësia për vendin. Në Këshillin Ministror pritet të marrin pjesë 76 delegacione të shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së dhe partnerëve, të përfaqësuar në nivel të ministrave të jashtëm ose më shumë se 1000 përfaqësues të delegacioneve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës