LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Plani nëntë pikësh i kryesuesit të OSBE-së për deeskalimin dhe normalizimin e situatës në Kosovë

Osmani: Plani nëntë pikësh i kryesuesit të OSBE-së për deeskalimin dhe normalizimin e situatës në Kosovë

Kryesuesi i OSBE-së, Ministri Bujar Osmani, ka publikuar Plan nëntë pikësh për deeskalimin dhe normalizimin e tensioneve në veri të Kosovës.

Plani synon arritjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në veri të Kosovës dhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe procese demokratike.

Si pikë e parë, plani kërkon që Kosova dhe Serbia të rikonfirmojnë angazhimin e tyre ndaj Marrëveshjes Themelore dhe Protokollit të Ohrit.


Së dyti, Kosova duhet të tërheqë forcat e saj speciale policore, kurse Serbia duhet të ulë gatishmërinë luftarake të forcave të armatosura.

Së treti, policisë së Kosovës, së bashku me forcat e KFOR-it dhe EULEX-it, duhet t’i mundësohet që të kujdesen plotësisht për rendin dhe sigurinë e vendit.

Së katërti, të anulohen protestat dhe të vihen në funksion shërbimet komunale për funksionimin normal të jetës shoqërore dhe njëkohësisht t’u lejohet qasje punonjësve në komuna.

Pika e pestë, kryetarët të japin dorëheqje deri në verën e këtij viti, duke i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme komunale.

Pika e gjashtë, zgjedhjet e parakohshme komunale të mbahen këtë vit.

Pika e shtatë, OSBE do të mbështesë procesin zgjedhor, duke forcuar legjitimitetin dhe besimin ndërmjet komuniteteve.

Pika e tetë, OSBE do t’i angazhojë të rinjtë në programet dhe proceset e pajtimit.

Pika e nëntë, OSBE-ja do të vë në dispozicion kapacitetet e saj për të mbështetur zbatimin, me vullnet të mirë nga të dyja palët, e dispozitave të dakorduara dhe vazhdimin e dialogut.

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Politikë
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Kalo në kategori