Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet në Pragë të Republikës Çeke për të marrë pjesë në forumin global të sigurisë, GLOBSEC 2024.
Osmani e pyetur për raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së tha se për popullin dhe shtetin e Kosovës marrëdhëniet me SHBA-të janë më të rëndësishmet dhe ekzistenciale.
Ajo tha në kohët më të errëta të Kosovës ishin SHBA-të që udhëhoqën botën demokratike për ta shpëtuar popullin e Kosovës, raporton Telegrafi.
“Ky ishte themeli i marrëdhënieve që kemi ndërtuar në 25 vitet e fundit”, tha Osmani, gjersa shtoi se raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së datojnë shumë më herët.
Ajo tutje shtoi se 97 për qind e qytetarëve të Kosovës i shohin SHBA-të si aleatin kryesor.
Presidentja tha se kohë pas kohe mund të ketë deklarata të mospajtimeve ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe zyrtarëve SHBA-së për qasjen, por kurrë në qëllimin përfundimtar.
Ajo tha se SHBA dhe Kosova nuk ka mospajtime në çështjen e sovranitetit, pavarësisë, prosperitetit.
Duke folur për procesin integrues, presidentja tha se Kosova është ndër vendet më pro integrimit evropian.
E para e shtetit shtoi se Kosova ka Kushtetutën më të avancuar jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë.
Presidentja Vjosa Osmani po ashtu ka folur lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. Ajo tha thënë se në negociata Kosova nuk po trajtohet barabartë.
Sipas saj, shteti i Kosovës ka përmbushur të gjitha zotimet e dala nga dialogu, ndërkaq është pala serbe ajo që nuk zbaton marrëveshjet. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Siljanovska-Davkova nënshkroi dekrete për gradimin dhe emërimin e oficerëve me grada të përgjithshme

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

AMC dhuron 10 pompa insulinike për fëmijët e prekur nga diabeti i Tipit 1 në Klinikën e Pediatrisë

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Vendimi për mbylljen e TikTok-ut, reagon Edi Rama

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi