Osmani: Bashkëpunimi midis OSBE-së dhe Këshillit të Europës është më i nevojshëm dhe më relevant se kurrë më parë

Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka mbajtur fjalim sot në Strasburg para Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës (KiE). Në gjysmë të kryesimit me OSBE-së, Osmani prezantoi aktivitetet e deritanishme në cilësinë e Kryesuesit. Si kyçe, Kryesuesi i veçoi vizitat në Ukrainë, Moldavi, Kaukazin e Jugut, si dhe në Serbi dhe Kosovë, duke theksuar punën e vazhdueshme të OSBE-së në këto rajone kyçe për Organizatën, njoftojnë nga MPJ.
“Jetojmë në një periudhë të kthimit demokratik dhe sfidave të sigurisë për shkak të agresionit ushtarak rus kundër Ukrainës, i cili ka shkelur parimet mbi të cilat janë themeluar organizatat tona. Prandaj, prioritet i kryesimit tonë është që të sigurojë mbështetje thelbësore për Ukrainën dhe popullin e saj. Pasi të rivendoset paqja dhe Rusia të tërheqë forcat e saj nga territori sovran i Ukrainës, OSBE-ja do t’i vë në dispozicion të gjitha kapacitetet e saj për rimëkëmbjen pas luftës”, tha Osmani në fjalimin e tij.
Krahas planit për Ukrainën, theksojnë nga MPJ, Osmani iu referua edhe konflikteve të tjera afatgjata dhe destabilitetit në rajonin e OSBE-së, për të cilat si Kryesues prezantoi udhërrëfyes për zgjidhje graduale që do të çojë në stabilitet dhe paqe afatgjatë.
“Në atë drejtim është edhe plani 9-pikësh për deeskalimin e tensioneve të fundit në Kosovë, i cili do të sigurojë normalizimin e mëtutjeshëm”, tha Osmani, duke potencuar se Kryesimi në radhë të parë i vë njerëzit dhe përmirësimin e jetës së tyre të përditshme.
Siç tha Osmani, OSBE-ja është e përfshirë në një gamë të gjerë fushash të rëndësishme për njerëzit dhe kapacitetet e saj për rajonin e Europës Juglindore i ka fokusuar në pajtimin, luftën kundër korrupsionit dhe ndryshimet klimatike. Përkundër sfidave me të cilat përballet Organizata, ajo do të mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj prioriteteve të saj, tha Osmani.
“OSBE funksionale dhe fleksibile që do të ndihmojë në ripërtëritjen e paqes dhe sigurisë dhe parandalimin e konflikteve të ardhshme në rajonin e OSBE-së. Promovim të sigurisë së njerëzve përmes mbështetjes së rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe bashkëpunimit ekologjik dhe promovimit të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të së drejtës si parakushte për siguri të gjithanshme”, theksoi Osmani.
Pikërisht në këto prioritete bashkohen edhe aktivitetet e OSBE-së dhe Këshillit të Europës, puna e përbashkët e të cilëve është më e nevojshme dhe më relevante se kurrë, tha Osmani. Gjatë viteve, të dyja organizatat kanë nxitur bashkëpunim të fortë për të ndërtuar demokraci të fuqishme./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame