LAJMI I FUNDIT:

Osmani-Aliyev: OSBE do të mbështesë zgjidhje që përmirësojnë gjendjen e popullatës së prekur nga konfliktet

Osmani-Aliyev: OSBE do të mbështesë zgjidhje që përmirësojnë gjendjen e popullatës së prekur nga konfliktet

Statusi i dialogut ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë ishte tema kryesore e takimit të sotëm të Kryesuesit të OSBE-së, Ministrit Bujar Osmani me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, njoftojnë nga MPJ.

“Besoj se situata mundëson angazhim konstruktiv përmes platformave të ndryshme ndërkombëtare dhe bilaterale në mënyrë që të arrihet një zgjidhje dhe një marrëveshje paqësore e cila do të jetë e pranueshme për të gjithë dhe kështu edhe e qëndrueshme”, tha Osmani në takimin me Aliyevin.

“Unë do të vazhdoj me këtë qasje të balancuar. OSBE-ja, me të gjitha sfidat me të cilat përballet, është ende një forum që është vërtet i interesuar për ta parë paqen në këtë rajon kyç”, shtoi Osmani.


Osmnai tha se ka ishte i interesuar të dëgjojë çështjen e integrimit të armenëve në Azerbajxhan.

“Isha veçanërisht i interesuar të dëgjoja për çështjen e integrimit të armenëve në Azerbajxhan dhe se si, pas shumë vitesh konflikti dhe tensioni, mund të rivendoset stabiliteti dhe besimi”, tha Osmani.

Ai kërkoi mbështetje nga Azerbajxhani, si një partner i vjetër i OSBE-së, për zgjidhjen e çështjeve më urgjente të Organizatës dhe në këtë mënyrë për t’u përballur më mirë me sfidat e sigurisë që prekin Kaukazin e Jugut, si dhe rajonin më të gjerë të OSBE-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori