Misioni i OSBE-së në Kosovë ka mbajtur tetë punëtori ku janë paraqitur mjete të komunikimit dygjuhësor të zhvilluara me ndihmën e Misionit, me qëllim të avancimit të komunikimit ndërmjet zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe komuniteteve të cilave u shërbejnë.
Punëtoritë e organizuara në bashkëpunim të ngushtë me Policinë dhe Zyrën e Komisionerit për Gjuhët përfshinë gjithsej 160 mbikëqyrës, zyrtarë policorë të trafikut dhe reagues të parë nga të tetë drejtoritë rajonale të Policisë.
“Mjetet e prezantuara gjatë punëtorive përfshijnë: doracakun dygjuhësor për njësitet e trafikut, skemën dygjuhësore për përvetësim të shkathtësive gjuhësore për kadetët e ri, si dhe platformën shumëgjuhëshe për telefona mobilë. Këto mjete përmbajnë fraza e shprehje që përdoren shpesh nga policia në gjuhën shqipe dhe serbe, dy gjuhët zyrtare në Kosovë, si dhe audio me shqiptim në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze. Ato kanë për qëllim t’u ndihmojnë zyrtarëve policorë të përdorin shprehje elementare në gjuhët zyrtare, të rrisin komunikimin me komunitetet të cilave u shërbejnë, si dhe të respektojnë e promovojnë të drejtat e njeriut”, thuhet në njoftim.
Më tej, në njoftim thuhet se, gjatë punëtorive u prezantua edhe një video me skenarë të ndryshëm dhe porosi nga Komisioneri për Gjuhët dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, një qasje inovative për përmirësimin e komunikimit ndërmjet publikut të gjerë dhe institucioneve, si dhe ndërgjegjësimin për rëndësinë e dygjuhësisë si urë për forcimin e besimit ndërmjet policisë dhe komuniteteve.
“Dygjuhësia shpie drejt rritjes së besimit të komunitetit, përmirëson qasjet që kanë në fokus viktimat, si dhe ndërton ura të forta lidhëse me policinë në bashkësi. Për më tepër, komunikimi i saktë dhe efektiv nëpërmjet dygjuhësisë ka rëndësi vendimtare për zvogëlimin e keqkuptimeve ose uljen e përshkallëzimit të panevojshëm të dhunës,” tha Edward Anderson, Drejtor i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në Misionin e OSBE-së në Kosovë.
Punëtoritë përmbyllin projektin e Misionit të OSBE-së të financuar nga Qeveria e Zvicrës, i cili konfirmon përkushtimin e Misionit për avancimin e dygjuhësisë në Policinë e Kosovës dhe sektorin e sigurisë dhe për promovimin e përdorimit të barabartë të gjuhëve zyrtare në përputhje me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve në Kosovë.
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të komuniteteve, si dhe demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike. Misioni mbështet rregullisht Policinë e Kosovës dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit për përmirësimin e mëtejmë të kapaciteteve të tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ministria e Energjetikës ka kërkuar të vihen në funksion pajisjet e sofistikuara për matjen e energjisë elektrike

Artizania që ringjall trashëgiminë e Shqipërisë përmes qëndisjes

Taravari: Numrat për ndryshimet kushtetuese i kemi, edhe në bisedimet me OBRM-PDUKM-në eurointegrimi i vendit ishte temë prioritet

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë