LAJMI I FUNDIT:

Organizimi i grupit kriminal, një muaj paraburgim për dy të dyshuar

Organizimi i grupit kriminal, një muaj paraburgim për dy të dyshuar

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve V.T. dhe D.K. për shkak të veprave penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 par.1 të KPRK-së lidhur me veprat penale Keqpërdorim i detyrës apo Autoritetit Zyrtar nga neni 422 par.1 dhe 2, nënpar.2.1, 2.2 dhe 2.3 të KPRK-së dhe Marrja e Ryshfetit nga neni 429 par.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit, gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

“Gjykata ka konstatuar se është përmbushur kriteri nga neni 187 par.1 nën. par.1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.2. të KPRK-së, ngase ekziston rreziku potencial që të njëjtit po të gjenden në liri mund të arratisen dhe në këtë mënyrë të pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale, të pandehurit mund të ndikojnë në dëshmitarë, të fshehin provat e veprës penale apo të falsifikojnë ndonjë provë që të shërbejë si alibi për të pandehurit, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale. Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori