Albi Mall Superliga e Kosovës në futboll kthehet në aksion këtë fundjavë, pas pushimit prej ndeshjeve të kombëtareve.
Nga kjo javë ndeshjet do të zhvillohen me orar të ri, pasi nga ora 13:00 që fillonin më parë tani janë spostuar në ora 15:00.
FFK ka publikuar edhe orarin e ndeshjeve të fundjavës, ku tre sfida do të zhvillohen ditën e diel.
Kryendeshja e kësaj xhiro zhvillohet në Suharekë të shtunën ku kampioni në fuqi Ballkani do të përballet me Gjilanin. Ndeshje interesante zhvillohet edhe në kryeqytet të shtunën ku Prishtina pret Trepçën ’89.
Sfida tjetër e ditës së shtunë zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, pasi Llapi pret Malishevën.
E për të dielën do të luhen ndeshjet në Gjilan dhe Klinë.
Lideri aktual i kampionatit, Drita do të përballet me vendin e fundit në tabelë Drenicën, derisa Dukagjini pret Ferizajn.
Të gjitha ndeshjet e xhiros së 27-të në Albi Mall Superligë fillojnë nga ora 15:00. /Telegrafi/