Partitë opozitare PDK dhe AAK, kanë akuzuar Qeverinë e Kosovës lidhur me vendimin për blerjen e teksteve shkollore.
PDK madje është zotuar se do ta dërgoj vendin në zgjedhje.
Kështu është shprehur shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.
“Seancën e sotme e kemi thirr si deputet të opozitës për një çështje të rëndësishme që prek mbi 100 mijë familje dhe rreth 210 mijë nxënës. Besoj që nuk ka gjë më të arsyeshme që sot të hapej sesioni vjeshtor në Kuvend me një çështje që është jetike e që prek ardhmërinë e vendit tonë”, ka thënë Tahiri.
Ai ka shtuar se tani e tutje nuk ka asnjë arsye të vetme që kjo legjislaturë ta vazhdoj punën.
“Ata po e degradojnë Kosovën në secilin rrafsh të mundshëm. Ata nuk u turpëruan nga ne që nuk erdhën në seancë, por u turpëruan nga nxënësit dhe prindërit. Si grup parlamentar do të angazhohemi që vendin ta dërgojmë në zgjedhje dhe kësaj legjislature ti japim fund”, tha Tahiri.
Edhe deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha theksoi se kjo është edhe një ikje tjetër prej përgjegjësisë nga kjo qeveri.
“Ministrja Nagavci nuk ka arritur të përmbushë obligim e saj ligjor që të siguroj libra falas për nxënësit. Kjo gjendje aktuale ka krijuar katrahurë dhe shqetësim tek prindërit dhe theksim të pabarazisë”, tha Hoxha.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në anën tjetër shtoi se ajo që u vërtetua sot në Kuvend është që shumica parlamentare nuk donë të ballafaqohet me të vërtetën.
“Ne kemi qenë të përgatitur për të dokumentuar që shuma që është paraparë të ndahet nuk mjafton për blerjen e librave. Në të njëjtën kohë kjo shumë as për së afërmi nuk i plotëson nevojat e nxënësve”, tha ai.
Tahiri shtoi se vendimi bie në ndesh me Ligjin në fuqi ku thuhet se shteti duhet t’i siguroj librat.
“ Barra buxhetore është rritë për dy herë. Një temë e rëndësie të veçantë bojkotohet me qëllim të vetëm që të mbuloj marrën që kjo qeveri e ka bërë me këtë vendim”, tha ai.
Tahiri shtoi se MASHTI me këtë vendim ka prodhuar krizë, për të provokuar grevë në arsim.
Ai tha se kjo krizë nuk ka qenë e nevojshme dhe si opozitë tashmë duhet të mendojnë se cilat metoda t’i përdorin për ta ndalë këtë qeveri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë