LAJMI I FUNDIT:

Onana: Barcelona është shtëpia ime, kthehem nëse duhet

Onana: Barcelona është shtëpia ime, kthehem nëse duhet

Portieri shumë i vlerësuar i Ajaxit, Andre Onana ka ritheksuar se Barcelona është shtëpia e tij dhe se ai do të ishte i hapur për një rikthim në klub.

Kamerunasi ka fituar vlerësime të mëdha te Ajaxi pas bashkimit nga La Masia në 2015 dhe e ndihmoi Ajaxin në suksese të shumëfishta në Holandë, ashtu edhe në Evropë.

Onana ka një kontratë në klubin nga Amsterdami deri në vitin 2022, ndërsa karrierën e filloi në një ekip të krijuar nga Samuel Eto’o përpara se të bashkohej me sistemin e të rinjve të Barcelonës më 2010.


Barcelona e sheh Onanan si zëvendësuesin ideal të Ter Stegen
Lexo po ashtu Barcelona e sheh Onanan si zëvendësuesin ideal të Ter Stegen

“Është e vështirë të dish. Barcelona është shtëpia ime dhe nëse duhet të kthehem, do të kthehem”, ka thënë fillimisht Onana për Canal +, kur u pyet nëse do të kthehej në Camp Nou.

“Por, ne jemi larg nga kjo, pasi unë jam një portier i Ajaxit dhe do të shohim se çfarë ndodh në fund të sezonit”.

Onana gjatë kohës së tij te Barcelona

Sipas mediumit Diario Sport, Barcelona do të ishte e gatshme të rivalizonte Chelsean për transferimin e portierit këtë vit.

Chelsea e vendosur të transferojë Onanan në verë nga Ajaxi
Lexo po ashtu Chelsea e vendosur të transferojë Onanan në verë nga Ajaxi

Raportet kishin pretenduar se Barcelona ishte e prirur të nënshkruante me Onana për të zëvendësuar Jasper Cillessen, i cili u bashkua me Valencian, por në vend të kësaj zgjodhi të nënshkruajë me portierin e Los Che, Neto.

Marc-Andre Ter Stegen është portieri afatgjatë i zgjedhjes së parë në Camp Nou, por kohëve të fundit është përfolur shumë një largim i tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Salah kurrë më emocionues për largimin nga Liverpooli: Dua të kujtojnë se i dhashë të gjitha

Salah kurrë më emocionues për largimin nga Liverpooli: Dua të kujtojnë se i dhashë të gjitha

Premier League
Ish-ylli i Arsenalit në gjyq me babanë: E braktisën si foshnjë dhe tani po i kërkojnë para

Ish-ylli i Arsenalit në gjyq me babanë: E braktisën si foshnjë dhe tani po i kërkojnë para

Ndërkombëtare
Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

La Liga
Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

La Liga
Kalo në kategori