LAJMI I FUNDIT:

Oki: Jam i dashuruar… në muzikë

Oki: Jam i dashuruar… në muzikë

Këngëtari i ri nga Shkupi, Oki, i cili pas realizimit të ëndrrës së tij për t’u bërë këngëtar dhe pas pjesëmarrjeve të suksesshme në festivalet mbarëshqiptare, po vazhdon me hapa të sigurt drejt të ardhmes së suksesshme duke punuar me emra të mëdhenj të muzikës dhe artit.

Paraqitjen e parë skenike e ka bërë në vitin 2007, në festivalin “Polifest”, ku ka konkurruar me këngën “Shhh…” duke fituar çmimin e interpretimit më të mirë.

Pas këtij suksesi, Oki është shfaqur në skenën e festivalit “Nota Fest” në Shkup, ku është paraqitur me këngën “Unikate”, ndërsa sërish ka rrëmbyer edhe një trofe, këtë herë çmimin për paraqitjen më të mirë skenike.

Ai nuk ka ndaluar këtu, por ka mahnitur edhe publikun shqiptar në njërin nga festivalet më të famshme në kohët e fundit, “Top-Fest”, ku ka konkurruar me këngën “Femër sekret”.


Pas festivaleve, Oki i është kthyer videoklipeve. Ai ka bashkëpunuar me EXIT-B Production, me emra si Dejan Milicevic dhe Bexo. Ky i fundit është edhe autor i këngës nga videoklipi, “Kolekcionere zemrash”.

Karriera e Okit vazhdon më tutje dhe ai premton këngë dhe videoklipe të reja. Më 9 nëntor do të paraqitet në festivalin “Kënga Magjike”, pastaj do të jetë mysafir në festivalin “Nota Fest”, ndërsa së shpejti pritet edhe realizmi dhe lansimi i videoklipit të dytë.

Keni marrë pjesë në disa festivale, çka mund të veçoni nga to?

Kanë qenë thjeshtë një rrugë dhe frymëzim për ta zbuluar talentin tim në skenë.

Muajin e ardhshëm do të shfaqeni në festivalin “Kënga Magjike”, si titullohet kënga dhe kush e ka punuar atë?

Kënga titullohet "Sikur Zjarr". Muzikën dhe tekstin i ka bërë Ardit Stafaj, ndërsa orkestrimin Bexo.

Prisni të rrëmbeni ndonjë çmim?

Me rëndësi është që po marr pjesë në këtë festival te madh. Besoj në Zot, besoj në veten time dhe besoj se gjithçka mund të ndodhë, prandaj nëse ka ndonjë çmim është i mirëseardhur nga ana ime.

Ku do ta realizoni videoklipin e radhës dhe cili do të jetë stili i këngës, i ngjashëm apo do të ndryshoni diçka?

Besoj që videoklipin e radhës do ta realizoj me produksionin e RTV21. Stili i këngës do të jetë baladë komerciale,do të ndryshoj pak nga stili im do bëj një baladë të tillë që e kërkon publiku.

A pritet së shpejti ndonjë album nga ju?

Mendoj se kështu festival pas festivali, këngë pas kënge, videoklip pas videoklipi, së shpejti dot vijë edhe albumi im i parë.

Cilat janë raportet me këngëtarët tjerë nga Maqedonia? Planifikoni ndonjë bashkëpunim?

Me të gjithë i kam raportet e mira. Mirëpo, përveç bashkëpunimit që kam bërë me kompozitorin tim Bexo, me të cilin i kam realizuar dy këngë, tash për tash nuk kam plan për ndonjë bashkëpunim tjetër, megjithëse nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen të ndodh diçka e tillë.

Kë e veçoni nga këngëtarët e gjeneratës së re?

Të gjithë janë të mirë dhe nuk dëshiroj të përmend emra sepse shoqërohem me të gjithë.

Jeni i dashuruar? Nëse po thoni diçka më tepër për lidhjen tuaj.

Jam i dashuruar… në muzikë. Ajo është jeta ime dhe për të jetoj.

Çfarë kërkoni nga një femër?

Kërkoj të ketë karakter, të jetë e kuptueshme, të më besojë dhe t’i besoj, kuptohet të jetë e bukur…

Keni një stil të veçantë në paraqitjet skenike dhe në klipe. Kush e bën ‘styling-un’ tuaj?

Hmmm…për ‘styling-un’ tim përkujdeset stilisti dhe këngëtari nga Maqedonia, Ylker Baliu, të cilin e përshëndes se e kam mik të mirë, ndërsa për paraqitjen skenike kujdesem vetë. Inspirimi më vjen duke shikuar këngëtarët, si Justin Timberlake, Tarkan, Enrique Iglesias etj.

Ambiciet tuaja për të ardhmen?

Të punoj siç kam punuar deri më tani në muzikë. Të bëj sa më shumë këngë, sa më shumë videoklipe, të jem pjesë e festivale, dhe dhashë Zoti të kem hite të mëdha. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

Serbia
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Kalo në kategori