Oda e Afarizmit të Kosovës ka reaguar lidhur me ndërprerjet e pa paralajmëruara dhe të shumta të energjisë elektrike që janë duke ndodhur në Kosovë dhe humbjet që po u shkaktohen bizneseve nga jostabiliteti me furnizim elektrik.
Kjo Odë kërkon nga KEDS apo Qeveria që të marrë masa për të gjitha dëmet dhe të bëjë parandalimin e tyre.
“Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon nga KEDS apo Qeveria që për të gjitha dëmet që është duke i shkaktuar energjia elektrike, biznesi të kompensohet. OAK kërkon gjithashtu që bizneseve të ju hiqet maksigrafi si një ngarkesë shumë e rëndë, sidomos tani që për çdo ndërprerje tarifa shkon duke u shumëfishuar. Vetëm gjatë javës së kaluar ka pas raste që brenda një dite të vetme pune të ndërprehet katër herë energjia elektrike, dhe e tërë kjo pa asnjë paralajmërim të bërë nga ana e KEDS-it”, thuhet në reagimin e Odës, përcjell Telegrafi.
Oda e Afarizmit kërkon sa më shpejtë të ofrohet një zgjidhje për këtë problem.
“Duke pas parasysh, që kompani të tilla serioze, me investime që kalojnë miliona euro dhe që gjithashtu punësojnë një numër të madh të punëtorëve janë të nevojshme për vendin tonë, Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon që sa më shpejt të ofrohet një zgjidhje për këtë problem. Furnizimi jo i rregullt me energji elektrike, çmimi i lartë, tarifa jostabile, ndërprerja e paparalajmëruar dhe mos shfrytëzimi potencial i duhur i energjisë janë vetëm disa nga pengesat në zhvillimin e bizneseve në Kosovë”, vijon reagimi.
Në fund, Oda thotë se probleme të tilla po ndikojnë negativisht në zhvillimin e vendit, rritjen e punësimit dhe po e pamundësojnë ardhjen edhe largimin e pak investitorëve të huaj që janë në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës