LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Mbi një mijë qytetarë humbin jetën nga ajri i ndotur

OBRM-PDUKM: Mbi një mijë qytetarë humbin jetën nga ajri i ndotur

Nëpërmjet një kumtese të lëshuar nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “Maqedoni po ngulfatet. Qytetarët janë viktimë direkt të paaftësisë së qeverisë ku në krye të saj është i amnistuari Zoran Zaev”.

Ata thonë se sipas të dhënave të Agjencisë evropiane për mjedis jetësor (EEA), Maqedonia është shteti më i ndotur në Evropë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Më shumë se një mijë qytetarët në vjet humbin jetën si rezultat i ndotjes së madhe të ajrit”, thonë nga OBRM-PDUKM duke thënë se Qeveria nuk ka zgjidhje për problemin e ndotjes së ajrit.


Sipas OBRM-PDUKM-së, edhe pse LSDM-ja premtonte plan preciz dhe zgjidhje të këtij problemi në realitet tregon se një gjë e këtillë nuk ekziston. LSDM-ja, sipas OBRM-PDUKM-së, nuk ka as plan as vullnet për zgjidhjen e ndotjes së ajrit dhe se premtimet zgjedhore të LSDM-së dhe Zaevi u konfirmuan se kanë qenë manipulim të qytetarëve të Maqedonisë me të vetmin qëllim, ardhja në pushtet.

“Mjetet buxhetore që Qeveria i ndan për zgjidhjen e problemit të ajrit janë skandaloze. Maqedonia nuk mund ta zgjidh problemin e ndotjes së ajrit me 1.5 milion të turpshme. Edhe më skandaloze është se Qeveria për furnizimin e automjeteve luksoze dhe moblijeve e shpenzoi të njëjtën shumë të parave shtetërore, para të qytetarëve”, kumtojnë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se nëse LSDM-ja me të vërtetë dëshiron ta ndalojë ndotjen e ajrit, në vend se të vendos masa diskriminuese, OBRM-PDUKM propozon që Qeveria të sigurojë subvencione në vlerë prej 50% për furnizimin e automjeteve elektrike dhe hibride në qytetet më të mëdha në 3 vitet e para, dhe më pastaj masa të zgjerohet edhe në mjediset tjera./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Lajme
​Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

​Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

Siguri
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Siguri
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

Lajme
Kalo në kategori