Këngëtarja Enca Haxhia e filloi karrierën e saj shumë e re fillimisht e vetme, gjersa rrugës iu bashkuar labelit “OTR”, udhëheqës i të cilit është reperi i famshëm Noizy.
Suksesin më të madh, Enca e arriti në vitin 2014 me këngën “A pot pëlqen”, e cila i dha shikueshmërinë maksimale dhe miliona fansa në rrjetet sociale.
E ftuar së fundmi në një intervistë për “Prive”, këngëtarja ka rrëfyer për më të rejat e saj, si dhe suksesin që ka përshkruar gjatë rrugëtimit të saj në muzikë.
Por disa deklarata të saj në këtë emision, duket ta kenë acaruar shumë reperin Noizy, i cili ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin social Instagram, duke treguar se suksesin ajo e arriti pasi iu bashkuar labelit më të susksesshëm “OTR”.
Pas këtij reagimi, duket se gjakrat mes dy artistëve janë nxehur, përderisa Enca i është kundërvyer me një status të publikuar në rrjetin social SnapChat, nga i cili shpjegon se suksesi më i madh në karrierën e saj erdhi nga projekti “A pot pëlqen” të cilën ajo e realizoi e vetme, teksa për asgjë në jetë nuk do të ishte mosmirënjohëse nëse i detyrohet dikujt.
Ajo gjithashtu ka cekur se nënshkrimi i kontratës me “Universal Music” nuk ka të bëjë asgjë me reperin, madje sipas saj Noizy nuk ka qenë fare aty. /Telegrafi/