LAJMI I FUNDIT:

Numërohen votat me kusht në Kaçanik, PDK e LVV konfirmojnë balotazhin

Numërohen votat me kusht në Kaçanik, PDK e LVV konfirmojnë balotazhin

Po vazhdon numërimi i votave me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Në disa komuna tashmë ka përfunduar procesi dhe kanë filluar të dalin rezultatet e para.

Tashmë janë numëruar votat me kusht edhe në komunën e Kaçanikut.


Nga këto vota prin kandidati i Partisë Demokratike e Kosovës, Besim Ilazi, me 107 vota.

Pas tij është kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Jeton Raka, me 81 vota.

I treti është kandidati i LDK-së, Shkelqim Jakupi, me 23 vota.

Kandidati Shukri Luta ka marrë 16 vota derisa Kastriot Bushi – 2 vota, përcjell Telegrafi.

Edhe sa iu përket votave për asamble komunale, PDK kryeson në Kaçanik me 82 vota.

LVV është e dyta me 62 vota, ndërsa e treta LDK me 35 vota.

AAK për asamblenë e Kaçanikut ka marrë 22 vota derisa NISMA renditet e pesta me 5 vota.

Pas këtyre rezultateve asgjë nuk ndryshon dhe në balotazh shkojnë kandidatët e PDK-së dhe LVV-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori