LAJMI I FUNDIT:

Norvegjia mbështet zhvillimin dhe avancimin e FSK-së

Norvegjia mbështet zhvillimin dhe avancimin e FSK-së

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovë, Rrustem Berisha, priti në vizitë, ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë për Republikën e Kosovës, Per Strand Sjastad.

Fillimisht, ministri Berisha e falënderoi ambasadorin Sjaastad për kontributin e Mbretërisë së Norvegjisë, të qeverisë dhe të popullit norvegjez ndaj Republikës së Kosovës dhe popullit të saj ndër vite në shumë fusha, sidomos në fushën e sigurisë.

Gjithashtu ministri i FSK-së tha se e gëzon fakti që MFSK-ja ka marrëdhënie të mira me Ambasadën norvegjeze dhe Ministrinë e Mbrojtjes së Norvegjisë. Ai po ashtu shprehu kënaqësinë e tij, që tanimë janë iniciuar marrëveshje zyrtare bashkëpunimi dhe është duke u punuar rreth konkretizimit të tyre.


Nga ana e tij, ministri Berisha çmoi lart edhe mbështetjen që Norvegjia ka dhënë për MFSK-në në hartimin e Planit të Integritetit, ku si fryt i këtij bashkëpunimi MFSK –ja ka arritur që të jetë prijëse në hartimin dhe prezantimin e tij para institucioneve dhe opinionit të gjerë.

Berisha gjatë takimit e njoftoi ambasadorin norvegjez edhe me hapat që janë duke u ndërmarrë nga institucionet vendore për arritjen e konsensusit për transformimin e FSK-së në FAK. Berisha tha se procesi i transformimit do të jetë transparent, i koordinuar mirë me faktorin e brendshëm dhe gjithashtu me NATO-n dhe partnerët strategjikë.

Ministri tha se krijimi i FAK-ut do të jetë në të mirë të shtetit të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve pa dallim etnie, race etj.

Nga ana tjetër, ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë, zotëri Stand Sjaastad e përgëzoi ministrin Berisha për detyrën dhe u shpreh i bindur se marrëdhëniet e mira ndërmjet Norvegjisë dhe Kosovës do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Gjithashtu, ambasadori norvegjez tha se vendi i tij vazhdon të jetë i angazhuar për Ballkanin e më këtë rast edhe për Kosovën, duke qenë se është anëtare e NATO-s për zhvillimin e sektorit të sigurisë ka të njëjtin qëndrim siç e ka edhe Aleanca. Me rëndësi është se Norvegjia mbështet zhvillimin dhe avancimin e FSK-së nëpërmjet konsensusit të brendshëm dhe në pajtim me Kushtetutën e vendit, u shpreh ai.

Ambasadori norvegjez premtoi përkrahje dhe angazhim në drejtim të arritjes së memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Norvegjisë si mundësi për të intensifikuar bashkëpunimin dhe për të zgjeruar fushat e bashkëpunimit me aktivitete konkrete.

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori