LAJMI I FUNDIT:

‘Nolikesyet’ për fotografitë që nuk kanë marrë asnjë pëlqim në Instagram

‘Nolikesyet’ për fotografitë që nuk kanë marrë asnjë pëlqim në Instagram

Të gjithë e dinë ndjenjën e refuzimit, kur nuk e marrin asnjë pëlqim në rrjetin social.

Mundësi e re, që të merni pëlqim në fotografinë e postuar në Instagram, e japë një website i ri.

Për të parë fotografitë e juaja që nuk janë pëlqyer, por edhe të miqve tuaj që ju ka ndodhur kjo gjë, mund të hyni në nolikesyet.com.

Fillimisht duhet bërë regjistrimi, për të vazhduar më pas edhe me mundsitë tjera që japë kjo faqe në internet.


Nga aty mund të ripostoni fotografitë, duke ‘kërkuar më shumë dashuri’ për fotografitë.

Mirëpo në mënyrë që të mos ju ndodhë sërish e njëjta gjë, janë shumë fotografi të realizuar dobët dhe pa temë.

Ato janë vendosur si shembull për të keq, në mënyrë që të mos i kopjoni, sepse janë fotografi që nuk pëlqehen./Telegrafi/