Reperi i njohur shqiptar, Noizy, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor. Edhe ky projekt i tij do të jetë bashkëpunim e këtë herë ka bashkuar forcat me reperin grek, Snik.
Kjo u bë e ditur përmes një postimi të publikuar në llogarinë e tij personale, Instagram.
“New Benz” do të titullohet kënga më e re e dyshes e cila pritet të lansohet më 21 qershor.
Reperi edhe projektin e kaluar ka bashkëpunuar me Dj A-Boom, edhe pse kënga ishte publikuar vetëm në versionin audio.
I njëjti gjatë kësaj kohe ka qenë duke punuar në hapjen e lokaleve të reja në kuadër të labelit “OTR”.
Nga ana tjetër, ai po vazhdon të jetë tejet aktiv edhe në koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/