Shumëkush e njeh atë me nofkën “Gjapella”. Është vetëm 21 vjeç, por ka 66 procedime penale. Dhe nuk është personazh i filmave “aksion”, por është i vërtetë dhe vjen nga “Kodra e Trimave”.
Florim Fazliu, i riu nga lagjja “Kodra e Trimave” e Prishtinës, gjatë viteve të adoleshencës së tij ka qenë më “ambicioz” se moshatarët, për të provuar gjëra më të jashtëzakonshme.
“Gjapella” kishte vetëm 15 vjeç kur pati rastin e parë në polici. Ai ishte denoncuar për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike më 2006.
Ai ishte “fillim” për të bëmat tij, sepse dosja e “Gjapellës” shtonte numrin e veprave të kryera nga viti në vit, shkruan “Gazeta Jeta në Kosovë”.
Në vitin 2012, emri i tij, ishte shënuar për të 66-tën herë në Policinë e Kosovës. Në 55 raste ishte i dyshuari kryesor, ndërsa në 11 raste ishte viktimë/dëshmitar.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, thotë se bazuar në raportet policore “Gjapella” dyshohet se ka kryer vepra të ndryshme si tentim-vrajse, therje me thikë, prishje të rendit dhe qetësisë publike, kërcënime, sulme të rënda trupore, gjuajte më armë, grabitje, dëmtime të pronave, mosbindje të urdhrave të policisë.
Mbi këto vepra të kryera më 4 tetor 2012, Florim Fazliu është kapur nga divizioni kundër krimit të organizuar i Policisë së Kosovës, si i dyshuar për kryerjen e disa veprave penale.
“Gjapella” është arrestuar në bazë të letër-rreshtimit nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, sipas të cilës, ai ka qenë person i shpallur në kërkim që nga viti 2011.
Policia e Kosovës për 48-të orë e ka mbajtur “Gjapellën” në masën e parandalimit policor.
Gjyqtari Vehbi Kashtanjeva tha se paraburgimin e Florimit e ka vazhduar vendimi i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, deri më 4 nëntor 2012. “Gjapella” po mbahet në burgun e Lipjanit.
Policia posedon të dhëna që personin e arrestuar e identifikojnë si pjesëmarrës në kryerjen e shumë veprave penale në kuadër të grupit të ashtuquajtur “Sekiraqa”.
Me gjithë këto, Florim Fazliut i është hapur edhe një “fanpage” në rrjetin social facebook me nofkën e tij “Gjapella”. Faqja e tij ka rreth 1300 “friends” në të cilën kanë diskutuar shumë njerëz, duke e përkrahur dhe lavdëruar, por edhe të tjerë që në një formë ose tjetër kanë shprehur pakënaqësi.
“Gjapella ktuH”, është njëra prej postimeve të para e bërë në këtë faqe më 18 prill 2010! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ambasadori britanik në KS të OKB: Kush s’e ka njohur Kosovën, ta bëjë sa më shpejt – Serbia të jap llogari për Banjskën

Ambasadori i SHBA në KS të OKB: Koha për ta mbyllur UNMIK-un, njohja e ndërsjellë qëllim i dialogut

Kopshti Zoologjik Shkup: Të gjitha lamat janë nën mbikëqyrje mjekësore dhe janë testuar për tuberkuloz

Ambasadori britanik në KS të OKB: Kush s’e ka njohur Kosovën, ta bëjë sa më shpejt – Serbia të jap llogari për Banjskën

Ambasadori i SHBA në KS të OKB: Koha për ta mbyllur UNMIK-un, njohja e ndërsjellë qëllim i dialogut

U vra me thikë nga i ati në Shqipëri, zbardhet biseda e fundit e palestinezes me të dashurin e saj: Dashuria ime, kujdesu për veten

Gjuriqi: Në dialogun Kosovë-Serbi nevojiten energji të reja

"Qeverinë mund ta bëjë LVV-ja ose shkojmë në zgjedhje", Haxhiu: Ajo që dihet është se Albin Kurti do të jetë kryeministër i ardhshëm

Deputetë nga pakicat jo serbe thonë se s’kanë presion nga Serbia për mosformim të qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

“Unë nuk luaj lojë, unë jam vet loja - historia e Big Brother”, postimi i fundit në Instagramin e Gjestit merr vëmendjen e fansave

Ambasadori i SHBA në KS të OKB: Koha për ta mbyllur UNMIK-un, njohja e ndërsjellë qëllim i dialogut

Ambasadori britanik në KS të OKB: Kush s’e ka njohur Kosovën, ta bëjë sa më shpejt – Serbia të jap llogari për Banjskën

Fitorja e madhe e Arsenalit ia siguron një vend shtesë në Ligën e Kampionëve skuadrave angleze

Cilat firma dhe industri evropiane janë më të ndjeshme ndaj tarifave amerikane?

U vra me thikë nga i ati në Shqipëri, zbardhet biseda e fundit e palestinezes me të dashurin e saj: Dashuria ime, kujdesu për veten