Site icon Telegrafi

Njerëzit vetëm tani po e mësojnë se çfarë kuptimi ka ky simbol në shishen e shamponit

Shumë prej nesh kemi blerë pako të shamponit pa analizuar më thellë simbolet e printuara në pako.

Megjithatë këto simbole fshehin informacione të nevojshme për ne, mbi të cilat ne duhet të jemi të informuar.

Përveç përbërësve të cilat janë të shënuara në pako, këto simbole që duken si figura fshehin më shumë se kaq.

Njëra ndër to është edhe simboli i e një kutie në formë rrumbullake me kapakun gjysmë të hapur dhe në të shkruan 12M.

Sipas informacioneve në Google por edhe sipas një përdoruese në TikTok, kjo figurë do të thotë se produkti që përdorni ka afat 12 muaj nga dita që e hapni atë; pas kësaj periudhe nuk konsiderohet më produkt i mirë.

Përdoruesit e tjerë gjithashtu në TikTok u tronditën me të kuptuar kuptimin e kësaj dhe po ashtu edhe kuptimin e shkronjës M në këtë simbol.

Këtë me gjasë keni rastisur ta shihni në shumë produkte të lëngshme pastrimi por që nuk e keni vënë re. /Telegrafi/

Exit mobile version