Sulmuesi i talentuar kosovar, Donis Avdijaj ka pranuar të luaj për Përfaqësuesen e Kosovës.

Ylli i skuadrës gjermane Schalke 04, që më parë ka luajtur për grupmoshat e Gjermanisë iu është bashkuar Kosovës në Antalya.


Lajmin e ka bërë të ditur Supersport Kosova, ndërsa Avdijaj para pak çasteve ka mbërritur në Turqi.

Ai nuk do të luajë këtë ndeshje me Kosovën për shkak të dokumentacionit.

Mirëpo nga ndeshjet e radhës Avdijaj pritet të jetë pjesë e rëndësishme e Kosovës. /Telegrafi/

Avdijaj Donis Avdijaj është bashkuar me Kosovën në Antalya