Një super-jaht i ri mahnitës është projektuar për t’u bërë ‘praktikisht i padukshëm’.
Pegasus 88 metra përmban xham me pasqyrë për të pasqyruar qiellin, retë dhe mjedisin përreth, transmeton Telegrafi.
Projektuesi Jozeph Forakis thotë se koncepti i tij do të ishte “anija e parë e printuar në 3D në botë” dhe e “padukshme si në dizajn ashtu edhe në ndikimin e saj mjedisor”.
“Krahët diellorë” reflektues do të siguronin energji diellore-elektrike së bashku me një burim hibrid hidrogjeni.
Xhami i superstrukturës përfshin panele diellore transparente për të fuqizuar elektrolizerët që nxjerrin hidrogjenin nga uji i detit.
Pjesa e brendshme e jahtit përmban katër nivele të lidhura me një shkallë spirale skulpturore.
Ka një sallë pritjeje të bollshme për mysafirë që shfaq dizajnin minimalist dhe natyrë, si brenda – me gjelbërim – ashtu edhe jashtë me pamje të pandërprerë në të gjitha drejtimet.
Niveli i lartë është ekskluziv për pronarin, me master-suite me pamje përpara, me një tarracë të madhe private.
Jahti futuristik u konceptua në një plazh në ishullin Koufonissi, Greqi.
Pegasus mund të hyjë në prodhim deri në vitin 2030. /Telegrafi/